• |
ide | kryesore

Justin Bieber pëson paralizë fytyre, shkak sindroma që vuan

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber ka pësuar paralizë të përkohshme të fytyrës nga sindroma e quajtur Ramsay Hunt. Kjo vetëm disa ditë pasi u detyrua të anulonte datat në turneun e tij botëror “Justice”.

Ylli 28-vjeçar bëri njoftimin përmes një video në Instagram duke shpjeguar diagnozën e cila është një ndërlikim i herpesit që mund të çojë në paralizë të fytyrës.

Syri i djathtë i Justinit nuk ishte në gjendje të lëvizte në mënyrë normal dhe ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizi ndërsa filloi videon duke thënë: ‘Hej të gjithëve Justin këtu, doja t’ju informoja për atë që po ndodhë’.

“Natyrisht siç mund ta shihni fytyrën time. Unë kam këtë sindromë të quajtur Ramsay Hunt dhe është nga ky sindromë që sulmon nervat e veshit tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”, tha këngëtari kanadez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *