• |
ide | kryesore

Mariupoli rrezikohet nga një shërthim masiv i kolerës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qyteti port i Ukrainës, Mariupoli, i shkatërruar nga bombardimet me javë të tëra dhe tani nën kontrollin rus, është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere. Alarmin e dha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas OKB-së, pjesa më e madhe e infrastrukturës së qytetit është dëmtuar ose shkatërruar dhe uji është përzier me ujërat e zeza.

Kolera të prek duke ngrënë ushqim ose pirë ujë të kontaminuar dhe është e lidhur ngushtë me kanalizimet e ujërave të zeza.

Kufomat e pambledhura dhe mbeturinat kanë shtuar rrezkun e sëmundjeve infektive.

Ka pasur shpërthime të sëmundjes në Mariupol edhe më parë, dhe raste të izoluara janë raportuar gjatë muajit të kaluar.

Kryetari ukrainas i qytetit, Vadym Boychenko i tha BBC se “kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë prezente në qytet” dhe se qyteti është mbyllur për të shmangur një shpërthim më të madh të kolerës.

Deklaratat nuk mund të verifikoheshin nga BBC, dhe kryebashkiaku i emëruar nga Rusia tha se po bëhen testime të rregullta dhe se nuk është regjistruar asnjë rast i kolerës.

Ministria e shëndetësisë e Ukrainës tha se ka akses të kufizuar në informacion nga Mariupol, por ka kryer testime në territorin e mbajtur nga Ukraina dhe nuk ka zbuluar asnjë rast. ©LAPSI.AL



1 Comment

  1. Keni rreth nje jave qe perserisni kete barcaleten e BBC-se per rrezikun e koleres. E bukura eshte se si argument kryesor eshte konstatimi i nje ish-kryebashkiaku qe nuk jeton ne Ukraine dhe ja ka mbathur qe prej fillimit te luftes.
    Po i njejti njoftim ne shume media, jam kurioz, sa ju paguajne per te hedhur te tilla shashka?
    Me qe ra fjala, si po shkon ajo “ofensiva” ukrainase qe nanjiftuat se filloi disa dite me pare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *