Admirimi i Vladimir Putinit për Pjetrin e Madh është i njohur, por tashmë duket se kemi edhe një ide për “madhësinë” e këtij admirimi.
Ai e ka krahasuar hapur veten me carin rus, duke e barazuar sot pushtimin rus të Ukrainës me luftërat ekspansioniste të Pjetrit rreth 3 shekuj më parë dhe duke bërë pranimin e tij më të fortë se “lufta e tij është një rrëmbim toke”.
Ambiciet e dukshme të Putinit për ndërtimin e një perandorie janë të dëmshme për Ukrainën, por kanë acaruar fqinjët e tjerë, përfshirë Estoninë, e cila i quajti komentet e tij “plotësisht të papranueshme”.
Presidenti rus po takonte disa shkencëtarë dhe sipërmarrës të rinj kur bëri komentet. Para se të fliste për zhvillimin e teknologjisë ai foli për politikën dhe pushtetin: betejën e re që ai sheh për dominimin gjeopolitik. Në këtë pikë, ai i tha audiencës së tij të zgjedhur se “Pjetri i Madh ishte një model”.
“Ju mund të mendoni se ai po luftonte me Suedinë, duke rrëmbyer tokat e tyre,” – tha Putin, duke iu referuar Luftërave Veriore që Pjetri nisi në nisje të shekullit të 18-të kur ai farkëtoi një Perandori të re Ruse.
“Por ai nuk kapi asgjë; ai e rikuperoi!” – tha Putin, duke argumentuar se sllavët kishin jetuar në këtë zonë me shekuj.
“Duket se na duhet edhe neve që të rikuperojmë dhe forcojmë”, – përfundoi Putin, me një buzëqeshje gati-gati që nuk linte asnjë dyshim se ai i referohej Ukrainës dhe qëllimeve të tij atje.
Sundimi i Pjetrit, sugjeroi ai, ishte provë se zgjerimi i Rusisë e kishte forcuar atë.
Kohët e fundit, Putin ka marrë përsipër të përmendë shpesh të kaluarën e Rusisë, gjithmonë të kuruar me kujdes për t’iu përshtatur kauzës së tij të sotme. Disa muaj përpara se të sulmonte Ukrainën, ai prodhoi një ese gjigante në të cilën ai në thelb argumentoi të drejtën historike të vendit për të ekzistuar.
Kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt, Putin pretendoi në mënyrë të rreme se ishte një “operacion special” i kufizuar në rajonin lindor të Donbasit për të “denazifikuar” Ukrainën dhe për të zvogëluar kërcënimin e supozuar ndaj Rusisë.
Por edhe teksa ai po thoshte ato fjalë, trupat e tij po lëviznin drejt Kievit dhe po bombardonin edhe më në perëndim. Më shumë se 100 ditë më vonë, një e pesta e territorit ukrainas është nën kontrollin ushtarak rus, me administrata marioneta që flasin për referendume dhe për bashkimin me Rusinë.
Dhe tani Putin ndihet mjaft i guximshëm për të pranuar se “operacioni” i tij është në fakt një okupim.
Ai gjithashtu duket se beson se Perëndimi do të pranojë përfundimisht realitetin që trupat e tij po luftojnë për të marrë terrene.
Në atë kohë, “asnjë vend evropian” nuk e njohu pretendimin e Rusisë për tokën ku Pjetri krijoi Shën Petersburg si kryeqytetin e ri të guximshëm të Rusisë, – tha Putin. Tani e bëjnë të gjithë.
Komentet e tij kanë tronditur gjithashtu vendet baltike. Ministria e Jashtme e Estonisë thirri ambasadorin rus për të dënuar referimin e tij për sulmin e Pjetrit të Madh ndaj Narvës që tani gjendet në Estoni.
Pjetri i Madh, ndonëse një autokrat i pamëshirshëm, ishte një admirues i madh i ideve, shkencës dhe kulturës perëndimore, duke ndërtuar të famshmin Shën Petersburg si një “dritare në Evropë” dhe duke udhëtuar në atë kontinent të etur për njohuri për të ndihmuar në tërheqjen e Rusisë drejt modernitetit.
Sundimi gjithnjë e më represiv i Putinit e mbylli ngadalë atë dritare në Perëndim; lufta kundër Ukrainës e ka mbyllur atë.
Ideja që lideri rus të udhëtojë në Holandë ose Greenëich në kërkim të ideve dhe frymëzimit, siç bënte Cari dikur, tani duket e pamundur.
Ndërsa Putin u jepte leksion sipërmarrësve të rinj për një car të shekullit të 18-të, pas tyre u shfaqën një sërë fjalësh: ‘e ardhme’, ‘i sigurt’, ‘fitore’.
Rusia është e vendosur të projektojë një sfidë përballë dënimit dhe sanksioneve perëndimore dhe vetë Putini sigurisht u shfaq i qetë dhe jo i rrethuar.
Por ndoshta ka një mësim tjetër nga librat e historisë.
Pjetri i Madh pushtoi përfundimisht tokat nga Balltiku deri në Detin e Zi, por Rusia e bëri këtë luftë për 21 vjet. ©Marrë nga BBC përktheu LAPSI.al
I lunte kari se Boss eshte
Ore po a është sëmurë Putini mezi ecën si ka mundësi që ka dalë në publik me te rinjtë dhe ka folur shumë minuta? Po pse nuk jepni edhe pjesën tjetër të fjalimit që ju tha të rinjve që ka 2 lloj vendesh 1. SOVRANE dhe 2.Të Varura, ndërsa Amerika xhandari i 2.
NE FAKT SI NJEREZ JEMI TE PA NGOPUR.SEJCILIT NGA NE TOKEN ME PASURIT E SAJ PO TI JEPET ÑUK NGOPET DON PRA.PO PER KAQ SA JEMI NUK MJAFTON AS GJITHSIJA.KY ESHTE FAKT KRIJIMI ZHVILLIMI.E SHOHIM PREKIM SHIJOJM TE GJITHME MENDJE ZEMER SHPIRT.QE NGA I PARI NJERI QE ERDHI NE KETE BOTE DERI TEK I FUNDIT QE DO DAL NGA KJO BOT.ŹHVILLIMET KOH PAS KOHE KAN SJELLUR FAKTE.ME TREGUES BINDES VLEREN E ANGAZHIMIT NJERZOR NE MENDIME FJAL VEPRA.ESHTE E VERTETUESHME ME KRIJIM DHE UDHEZIM HYJNORE ME FAKTE PRAKTIKE.QE KRIJIMI DHE UDHEZIMI HYJNOR PASQYROJN NJERA TJETREN DHE JAN NJE UNITET UNIK FUNKSIONI LIGJI MASE KOHE E PARACAKTUAR NGA VULLNETI ZOTIT.DHE ESHTE E VERTETUESHME .QE NE SI NJEREZ JEMI TE NJEJT NE KRIJIM FUNKSION ULLZIM NGA I NJEJTI BURIM .ZOTI BOTNAVE.ESHTE E VERTETUESHME QE NE KEMI NJE NATYRALITET DUAM TE DREJTEN HAKUN PER VETE DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET.ESHTE E VERTETUESHME QE NE KET BOT JEMI KALIMTAR.DHE JETA ESHTE SPROV PER NE MES SE MIRES DHE SE KEQES.DHE .ĶETU NDRYSHOJM .DIKISH ANGAZHOHET NE DOBIN DREJTEN HAKUN VLERAT SE DON TE JET NE RREGULL ME TE GJITH DHE DIKUSH NE EGO PER PUSHTET PARA DUKE JU SJELLUR DEM PADREJTESI TJERVE DUKE NGARKUAR VETEN PA TE DREJT ME MEKATE.POROJEKTOHET ARMIĶU PA DE DREJT DUKE QEN PROTAGONIST VET NJERIU ARMIKU I VETES ME VET. ANGAZHIMIN E TIJE.PADREJTESIJA ESHTE KRIJUAR.PER TE QEN SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET.ZOTI MADHERISHEM ME KRIJIM DHE UDHEZIM NA KA MBAJTUR PENG TE MENDIMIT FJALEVE DHE VEPRAVE TONA SI PERGJEGJSI.PER DHOGARI PER PARA TIJE DHE NJERZVE.PER PARA NJERZVE .NE UNITET TE GJITH KEMI PRANUAR QE KRIMI TE NDESHKOHET.KUR NDESHKOHET I DOBETI PACMANGESHEM EDHE TE FORTIN DO TA NDESHKOJN TE FORTET.DO TI COJN I MADHI ZOT NESE ESHTE I PADREJT.SADO QE TE MUNDUN NJERZIT PERGJAT HISTORIS TE SFIDOJN PA TE DREJT NJERI TJETRIN NUK ARRITEN PLOTESISHT.SEPSE EDHE SIKUR TE BEHEMI GJITH BASHKE TE RRENOJM ATE QE I MADHI ZOT.E KA KRIJUAR ME FUQIN QE TE MOS RRENOHET NE NUK E RRENOJM DOT.SIKUR NE TE GJITH BASHK.TE MBLIDHEMI PER TE SFIDUAR ZOTIN E MADHERISHEM LIGJET E TIJE.NE NUK DO TE GJENIM AS NE TRUPAT TAN AS NE UNIVERS NDONJE LEND QE DO TI SHERBENTE KETI TRIUMFI.QOFTE EDHE FJAL.E MIRA LEJUARA DHE E KEQA E NDALUARA JAN DY ĹINJA ME KAHJE TE NDRYSHEME REFLEKTIMI PER NE DHE NE LIDHJE ME GJITHCKA.ne mendime fjal vepra.e keqa ka cdo zhvillim te keq sipas sasis angazhimit dhe e mira te miren.E MENDON TE KEQEN NDAJ DIKUJT.FILLON STRESI DEPRESIONI E FLET NE SY TE DIKUJT URREHESH KUNDERSHTOHESH E VEPRON FILLON KUNDERVEPRIMI NDESHKIMI SHKATRRIMI E KUNDERT ESHTE E MIRA.KETA JAN FAKTE TE PREKESHME NE GJYMTYRET TONA KJO ESHTE E VERTETA DOBIJA DEMI .DESHIRAT DHE ANGAZHIMI .RENDIMENTI.KEMI NEVOJ TE GJITH.PER TE DHOGARITUR VEPRAT TONA PERPARA SE TE NA I DHOGARIS I MADHI ZOT.PERDERI SA DUAM TE MIREN SUKSESIN DHE JO TE KEQEN PER VETET TONA DHE TE DASHURIT TAN.PERDERI SA I MADHI ZOT I KRIJOJ DHE ORIENTOJ MUNDESIT ME BURIME SUKSESI VLERAT.te orientuara ne UDHEZIM HYJNOR.ME BURIME TE PASHTERRSHME ENERGJISH PER GJITHCKA KEMI NEVOJ.DUKE NA LEN ME TE LEHTEN VETEM ANGAZHIMIN SI THOT I MADHI ZOT.MBASI ORGANIZIMIN E FUNKSIONIT E KRIJOJ AI.U PA SE ANTIVLERAT PADREJTESIJA ME EMRIN INTERES .JAN SFID PER NE.NUK KAN BURIME ENERGJIJE KOS TANTE TE PANDERPRER SIC E KAN VLERAT .DHE PIKERISH .KETU FILLON HUMBJA SFIDA.DHE DEL E KEQA NE ZHVILLIM ME DEM ME TE MADH SE DOBIN DHE E MIRA ME DOBI ME TE MADHE SE DEMIN ASKUSH SDUHET TA MENDOJN .QE E KEQA MUND TE BEHET FABRIK RICIKLIMI PER TU BER E MIR DHE PATUR INTERES MBASI PADREJTESIJA NUK MUND TE BEHET SISTEM JETE KU I FUQISHMI MUND TE MENDOJ FLAS DHE VEPROJ SIPAS INTERESIT SEPSE KUSHDO QE VEPROJ KESHTU PERGJAT HISTORIS I MADHI ZOT I SPROVOJ ME TE DHE I LA AQ SA DESHI TJU JAP MUNDESIN PER PENDIM NDRYSHIM DHE KUSH SU BUND E SHKATRROJ TE URTIT SUKSESESHMIT KAN QEN JAN DHE DO TE JEN ATO QE KUPTOJN DHE NDRYSHOJN SHPEJT NE DOBIN E VET DHE POPUJVE TE TYRE
QORTIM GABIMI TEK TEMA KU THUHET DESHIRA DHE RALITETI PAS LALITETIT PLOTSON KUPTIMIN SHENJA _+ SIPAS FILOZOFIS DOMETHENJES SHPJEGIMIT PER DY LINJAT E ANGAZHIMIT KU NESE NJERIU ANGAZHOHET NE TE KEQE E NDJEK NEGATIVITETI NESE NUK NDRYSHON PERSHTATEJ DHE SJUSTIFIKON PERGJEGJSIT DHE SHENJA PLUS PER ANGAZHUESIT NE DREJTESI PERMES VLERAVE HAKUT.QE E NDJEK PAS E MIRA POZITIVITETI
HAKU LARGIM NGA PADREJTESIJA
Na cate karin me putinin e keni bo si vaksina. Ore legena, cmimet e tregetareve bythkerdhym shqiptare si do shkojne? Se do plase nagaçja, o moterqira me miell kali nga serbia. O rafshi ne dore te tires dhe ti thoni te hongsha mutin!