• |
ide | kryesore

Tendenca Cllevio/ Si e parashikoi Kleviol Ahmeti shpërthimin e tritolit tek lokali i Noizy-t?

F1, Paparazzi



“Paketoj tritola” po bën namin në Tik Tok.

Kënga e “gjujtsit” Kleviol Ahmetit, që sot është në qelitë e burgut të Fierit ka rrjedhur në Youtube përmes profileve pirate dhe brenda ditës u shndërrua në ritmin e preferuar të mijëra djemve dhe vajzave në rrjetet sociale.

Sezoni sapo ka nisur, por Kleviol Ahmeti është nga sot reperi më i klikuar i verës, për shkak të përplasjes me Noizy-n dhe stilit të tij “gango”.

Lokali i Noizy-t u hodh në erë nga një sasi tritol në orën 04:00 të mëngjesit të së martës, kur Kleviol Ahmeti ishte në burg.

Në dëshminë që dha në polici, Rigels Rajku tha se nuk kishte asnjë konflikt tjetër veç atij me Cllevion.

Ky e kishte parathënë shpërthimin me tritol në tekstin e këngës së tij të fundit. Tek hiti që po qarkullon kudo në rrjetet sociale dhe që doli kur Klevioli ishte në burg, ai shkruan:

“Arrest shpie bunker full me buza
Gangon e Shqipris hhh dominusa
Vizita surpriza, çunat i kam gjujtsa
Probleme me Noizyn? Hhh buza!
Ça po thu ti? Paketoj tritola!”
Dhe në fakt ashtu ndodhi. Siç e thotë Cllevio në tekst, sherri me Noizy-n përfundoi me shpërthim tritoli. Vetë Kleviol Ahmeti është i përjashtuar nga dyshimet, por miqtë e tij duket se nuk e lanë të kalonte lehtë sherrin me grushta.



3 Comments

  1. Prandaj kemi vrasje dhe shperthime cdo dite, sepse keta gangot kercenojne gjithe diten, dhe policia nuk i ndalon. Dhe kur i ndalon pasi bejne ndonje vrasje,i liron pas 1 muaji. Po mire keta qe vriten mes vete po cfaj kane te tjeret qe vriten nga plumbat dhe tritoli i ketyre?Dje u plagos nje nene dhe 2 femije kot ,vetem se ishte afer kur shpertheu tritoli. Te rroje Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *