• |
ide | kryesore

Video/ Hakmarrje e dështuar e Anglisë, Italia e para e grupit: ngec Gjermania, barazime për Hollandën e Belgjikën

-Instant, F1, Sport, Video



Dhjetë ndeshje janë luajtur mbrëmjen e sotme në Nations League për tre Ligat e para, duke dhuruar emocione e surpriza. Anglia dështon të hakmerret ndaj italianëve, për finalen e Wembley që i kushtoi Europianin. 0-0 mjaftoi që të kaltrit të ruajnë vendin e parë. Dështon të fitojë edhe Gjermania, e ndalur në 1-1 nga Hungaria. Barazime në grupin 4 në Hollandë-Poloni e Uells-Belgjikë, fiton, ndërkohë, Ukraina e Irlanda.

LIGA A
Në ditën e tretë të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 0-0 ndaj Anglisë dhe ruan me 5 pikë kryesimin e grupit 3 të Ligës A. Në Wolverhampton, të kaltrit luajtën një pjesë të parë të shkëlqyer, duke krijuar të paktën 4 rate për shënim, veçanërisht me Tonalin (mrekulli e Ramsdale në minutën e 25-të) dhe Pessina në fund të pjesës së parë. Për britanikët, një traversë e Mount (9′), ndërsa në pjesën e dytë mundësia më e qartë ishte e Sterlingun, i cili goditi lart nga një metër me portën e zbrazët (52′).

Italia ruan vendin e parë në Grupin 3 të Ligës A dhe falënderon Hungarinë për bllokimin e Gjermanisë në 1-1. Një fillim i jashtëzakonshëm në Budapest me përgjigje e kundërpërgjigje mes Nagy dhe Hofmann brenda tre minutave: Hungaria kaloi në avantazh në minutën e 6′, barazimi gjerman erdhi në të 9′. Miqtë shtynë fort dhe vendasit i besuan kundërsulmit, por asnjëra nga dy kombëtaret nuk arriti të fitonte.

Barazime dhe ekuilibër maksimal edhe në grupin 4 me 2-2 mes Holandës dhe Polonisë dhe 1-1 në Uells-Belgjikë. Gol dhe shfaqje në Roterdam me Cash që kaloi në avantazh miqtë në pjesën e parë. Fillimi i pjesës së dytë ishte një varg emocionesh: Zielinski dyfishoi në minutën e 50-të, por kaluan vetëm dy minuta dhe Klaasen shkurtoi diferencën, e pas katër minutash të tjera Dumfries gjeti barazimin e bujshëm dhe të menjëhershëm portokalli. Inercia ishte në anën e Holandës, sulmi i fundit dhe frytet me një penallti në shtesë të plotë, por Depay humbi mundësinë nga 11 metra.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Uellsi, i sapo kualifikuar në Botërorin e Katarit, gjeti barazim në fund. Tielemans i kaloi belgët përpara në fillimin e pjesës së dytë pas golit të anuluar ndaj Ampadu në fillim të ndeshjes, por goli i Uellsit me Johnson mbërriti në fund pas një konsultimi të gjatë me VAR, që e vlerësoi.

LIGA B
Në grupin 1 Ukraina dhe Irlanda fituan me të njëjtin rezultat: 3-0 respektivisht ndaj Armenisë dhe Skocisë. Ukrainasit rikuperuan pas zhgënjimit për mungesën e kualifikimit në Botëror dhe zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë me Malinovsky, Karavaev dhe Mykolenko. Irlandezët fituan derbin britanik falë Browne, Parrott dhe Obafemi. Në grupin 3 Mali i Zi-Bosnjë përfundon 1-1 (Marusic i përgjigjet Menalo), ndërsa Rumania mundi Finlandën 1-0 me Bancu pas penalltisë së humbur nga Puscas.

LIGA C
Turqia është me pikë të plota dhe e para në grupin 1 falë fitores 2-0 në Luksemburg: avantazhi i shënuar nga Chalanoglu me penallti në pjesën e parë i dha siguri turqve, që mbyllën llogaritë një çerek ore nga fundi me Dursun. Kriza totale për Lituaninë e mundur 2-1 në shtëpinë e Ishujve Faroe: golat e Davidsen dhe Andreasen përmbysën avantazhin e vendasve të shënuar nga Cernych.

League A: Group 3 UEFA Nations League
England 0-0 Italy
Hungary 1-1 Germany
UEFA Nations League League A: Group 4
Netherlands 2-2 Poland
Wales 1-1 Belgium
UEFA Nations League League B: Group 1
Ukraine 3-0 Armenia
Republic of Ireland 3-0 Scotland
UEFA Nations League League B: Group 3
Montenegro 1-1 Bosnia and Herzegovina
Romania 1-0 Finland
UEFA Nations League League C: Group 1
Faroe Islands 2-1 Lithuania
Luxembourg 0-2 Turkiye



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *