• |
ide | kryesore

Covid-19 në vend/ 41 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë me Covid-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 41 raste të reja infektimesh, në 407 testime të kryera.

MSH njofton se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Detaje: 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 41 qytetarë, në këto bashki:

18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz.
Janë 341 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407

Testime totale 1,835,130
Raste pozitive 276,731
Raste të shëruara 272,893
Raste Aktive 341
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Fier 52
Vlorë 23
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *