• |
ide | kryesore

E majta dhe Macron, “kokë më kokë” në zgjedhjet parlamentare në Francë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rezultatet e exit poll kanë treguar një rezultat të ngushtë në zgjedhjet parlamentare franceze.

Koalicioni i majtë “Nupes” i udhëhequr nga lideri radikal Jean-Luc Mélenchon ka marrë 26,2% të votave kundrejt 25,8% të koalicionit të “Ansamblit” të drejtuar nga Emmanuel Macron.

Fronti Nacional i Marine le Pen u ndal në 19% të votave.

Bëhet edhe më e vështirë për presidentin Macron që të fitojë një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare, megjithtë sondazhet thonë se ai mund të ruajë një shumicë të thjeshtë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *