• |
ide | kryesore

Hetimet/ Aleksandër Sadikaj u eliminua nga vrasës profesionistë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekzekutimi me shpërthim tritoli i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj pasditen e së shtunës në një zonë me mjaft lëvizje në Tiranë shkaktoi reagime të shumta. Hetuesit po përpiqen të hedhin dritë mbi atë që ka ndodhur, por të dhënat që kanë në dorë janë mjaft të pakta. Në makinën e shkrumbuar u gjet edhe një pistoletë që viktima kishte me vete duke shtuar dyshimet se ai po ruhej nga dikush.

Mesa duket vrasësit ishin në dijeni se i riu ishte i armatosur ndaj nuk zgjodhën të përballeshin me të, por ta godisnin me një shpërthim eksplozivi. Burime nga grupi i hetuesve thanë se atentati ka qenë i mirëorganizuar duke bërë të besohet se bëhet fjalë për vrasës profesionistë.

Hetuesit kanë sekuestruar një sërë kamerash sigurie të lëvizjeve të të riut para ngjarjes duke zbardhur itinerarin e tij. Besohet se atentatorët e kanë ndjekur prej shumë kohësh dhe i dinin lëvizjet e tij. Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar në një sërë ngjarjesh që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes. Probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi.

Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët dhe të afërmit e tij. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe janë shprehur se nuk kanë pasur ndonjë konflikt. Në dëshminë e tyre ata theksojnë se nuk e kanë idenë se kush mund të kenë qenë personat që kanë dashur vdekjen e Sadikajt. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *