• |
ide | kryesore

Kajmaku trafikonte kokainë në Itali, gruaja e tij fitonte tendera në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua në Itali me 20 kilogramë kokainë. Ishte ky lajmi i bujshëm që pushtoi mediat këtë fundjavë. Kajmaku u arrestua në korrik të 2020-ës pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh për shkak të urdhrave që kishte firmosur pasi u shkarkuar nga detyra me vendim të KQZ-së.

Pas ndalimit në një spital privat në Tiranë ai u la i lirë për shkak të gjendjes shëndetësore, por që mesa duket nuk e ka penguar të merrej me një aktivitet akoma më të rëndë në vendin fqinj. Por teksa Kajmaku merrej me aktivitetin trafikut të drogës, një kompani e tij vijonte të merrte tendera nga qeveria.

Shoqëria “A.M.E 2020” është zyrtarisht në pronësi Merita Kajmakut, bashkëshorte e Agim Kajmakut. Kompania është krijuar në vitin 2008, me emrin “Kajmaku” shpk, në pronësi të ish-kryebashkiakut të Vorës. Pasi ai fitoi zgjedhjet pa kandidatë rivalë në qershor 2019,

Kajmaku ia dhuroi të gjithë aksionet e kompanisë bashkëshortes së tij. Pasi Agim Kajmaku u shpall në kërkim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, shoqëria ndryshoi emrin, duke u quajtur “A.M.E. 2020”. Ky ndryshim emërtimi e ndihmoi familjen

Kajmaku që të vijonte të fitonte tendera publikë megjithëse pronari i saj real ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Në 30 dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që Agim Kajmaku i fshihej policisë, kompania private e familjes së tij fitoi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra për lulishtet e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, në maj të vitit 2020, kur Kajmaku ishte ende në kërkim, shoqëria ‘AME 2020’ fitoi rreth 70 milionë lekë të tjera nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Një tjetër tender e ka marrë nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë/OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë.

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë.



7 Comments

  1. Ku jeni bythlepires?
    Pse nuk po thoni pergjegjesia eshte individuale?
    Pergjegjsia eshte individuale per shefin tuaj kur ben gafa dhe faje ne maredheniet nderkombetare,dhe skemi pse te vuajme ne per prapesite dhe pabesisite e tij,por kur vjen puna te emerimi i palaçove ne qeverisje,dhenia e tenderave po atyre ,nuk eshte më pergjegjesi individuale.
    Zoti na ruajt nga fara e keqe.
    Keta kane thyer dhe ligjet e natyres,djalli vete ne veprim.
    Çfare po heqim ne,e dime.Po çdo hiqni ju kerma,aktive apo pasive qofshit,e dini?
    Bjerini mendjes sa jeni akoma ne kohe,se nuk do keni shpetim as nga vdekja.jeni te mallkuar,mos gezoni kot me budallelleqet tuaja qe ju bejne gjoja superiore,krimba te ndyre do mbeteni,ate adn keni.

  2. Duhet futur KAPS ne burg se nuk po e bo punen perkundrazi rrezik bashkpuno, jo per gjo, po na cajne dordomuzin Ngjala me Zhejin qe KAPS do boj kerdine e ketije e atije timit.

    Si puna e kajmakut jane 1 milion banor informal qe merren me korrupsion 24/7 ne jeten e perditshme,

    Ca do bojme? do fusim ne burg trecerekun e Shqiptareve? apo do ti cojme ne planetin Mars?

    Sa gati o tradhtar Ramovici ti nderroje me Indian, Pakistanez e Ganez per planin B. Degjuat ju Shqiptar te liges C?

    Lesh? OK Lesh perjashta , lesh per mrena. Ne darke ka aheng ne shesh, qeras lali hajduti.

  3. Fajin e Ka Saliu. Po ligji antimafia do veproje qe ti sekuestroje kuc e mac ketij kokepallpetes se rilindjes apo kane frike se del dhe ky Duman

  4. Te fhithe po merren me, u kap, ishte narkotrafikant, beri kete e beri ate…. . Fakt eshte qe te gjithe pjellat e rilindjes jane nje uturak i vertete ne halene e madhe rilindja. Por ajo qe te ben pershtypje eshte fakti se askush, perfshire karagjozin e gjate, patronazhistet dhe te gjithe halene rilindase, nuk jane ne gjendje te thone: “Si doli nga shqiperia nje person ne kerkim… ?” . Po policia, spak e agjencite e ligjit ca kane per te thene…. . Po hetohet ky fakt besoj do shkojne aty ku duhet, ke burini i halese rilindase….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *