• |
ide | kryesore

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, shoferja përfundon në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, ku makina me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me makinën me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja me iniciale V.D e cila është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras-Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S.

Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *