• |
ide | kryesore

56-vjeçari në Fier qëllon me armë gjahu drejt qendrës shëndetësore

-Instant, Lajme, Të fundit
Fier



Një 56-vjeçar është proceduar penalisht në Fier, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një qendre shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Kraps.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin E. K., 56 vjeç, banues në Kraps, pasi dyshohet se, gjatë natës, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të qendrës shëndetësore të fshatit Kraps”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *