• |
ide | kryesore

Big Brother Vip së shpejti dhe në Kosovë

-Instant, Paparazzi, Slider



Edicioni i parë i Big Brother do të zhvillohet për herë të parë edhe në Kosovë. Reliaty show më i famshëm pritet të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion, pasi janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me Banijay Rights.

Klan Kosova ka njoftuar se puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje nëse ka banorë të konfirmuar deri tani.

Deri më sot, “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime dhe numëron rreth 90 milionë ndjekës në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *