• |
ide | kryesore

Dumani: Takimi në ullishte me Arjan Spahinë e Erjon Alibej, më dorëzuan listën me emrat që duhet të s’pastroja në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një takim sekret, një letër dhe disa emra në të kanë sjellë një varg me viktima. Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit. Gazetari Elton Qyno në një shkrim për “Oranews”, ka zbardhur më shumë detaje lidhur me dëshminë e radhës që Nuredin Dumani ka dhënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan. Janë takuar natën në një zonë të mbjellë me ullinj në Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Për 1 orë e gjysmë, Dumani thotë se e ka sqaruar Arjan Spahinë, vëllanë e kunatit të Erion Alibejt se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje. Në fund, Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Endrit/Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”. Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin. E se këtë gjë, duhet dhe mund ta bënte vetëm Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Mirëpo takimi nuk ka përfunduar me aq, pasi po atë natë ka takuar edhe vëllanë e viktimës në masakrën e Bradasheshit. Arjan Spahiu i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij, e për shoqëri ka shkuar edhe Eljo Bitri. Erion Alibej fshihej në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty Dumani tregon se i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre. E po atë natë, i ka dhënë edhe disa “dhurata”, njëra prej tyre, 50 mijë euro, me prerje 50.

“…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku… Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës,” – thotë Dumani.

Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjia e tij në Durrës. Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

“…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avash-avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…” – tregon Dumani. E ndërsa Klevis Alla merrej me Ndocin, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës. Në gjithë këtë luftë për hakmarrje, mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia./ Ora



1 Comment

  1. Ore dini shqip ju apo jeni analfabete??
    “Spastroja” shkruhet pa apostrof , o ‘dumanë’ te gjuhes shqipe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *