• |
ide | kryesore

E reja u hodh nga ballkoni, partnerit iu gjet ekstazi dhe kanabis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një e re është rrëzuar nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në qytetin e Vlorës. Teksa hetonte këtë ngjarje policia ka proceduar penalisht të dashurin 29-vjeçar të vajzës pasi në dhomën e hotelit ku qëndronte  i riu me inicialet K.G., së bashku me shtetasen E.B, e cila u rrëzua janë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe ekstazi. Vajza që u rrëzua nga ballkoni raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

“Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Vlorës.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *