• |
ide | kryesore

FOTO/ E dashura sekrete e Putin është sërish shtatzanë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



E përfolura si e dashura e fshehtë e presidentit rus Vladimir Putin është parë para pak ditësh për herë të parë në publik që prej vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

“The Sun” raportoi se ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva, e përforlur se është shtatzënë me fëmijët e Putin ishte e rrethuar nga “bodyguarde” femra në një samit të presidentit në Shën Petersburg.

39-vjeçarja kishte ardhur në qytet për një samit ekonomik të Putin, në të cilin ai përpiqet t’i shpëtojë sanksioneve të Perëndimit duke kërkuar aleanca të reja ekonomike në Azi.

Olimpistja që rrallë shihet në publik Alina, besohet se ka një familje me kreun e Kremlinit. Ajo u pa me një shprehje disi të pakënaqur në fytyrë teksa bënte një “vizitë private” në muzeun e qytetit.

Një dëshmitar tha se nuk ishte lejuar t’i afrohej Kabaevas nga gratë që e ruanin. Ajo mbante veshur xhinse të thjeshta, një bluzë të bardhë e një xhaketë të hedhur krahëve, të kombinuara me çantën 4500 dollarë të “Valentino Roman”.

Alina besohet se ka 3 fëmijë me 69-vjeçarin Putin dhe sipas thashethemeve të pakonfirmuara është përsëri shtatzënë. Javën e kaluar ajo që njihet si “zonja e parë e fshehtë” u fotografua në Sochi me fëmijët e një kampionat gjimnastike që ishte dhe dalja e saj e dytë publike këtë vit.

Alina ka qenë më parë deputete dhe tani besohet se drejton një grup mediatik pro-Putin në të cilat llogaritet se paguhet disa miliona dollarë në vit. Mediat zvicerane kanë raportuar se Alina ka të paktën 2 djem me Putin, një të lindur në Zvicër në 2015 dhe një tjetër të lindur në 2019 në Rusi. ©LAPSI.al

Vladimir Putin's lover, former Olympic rhythmic gymnast Alina Kabaeva, is reportedly pregnant again

Putin is said to already have at least two sons with Kabaeva, 38



5 Comments

  1. hahahahah Putini eshte 70 vjec dhe vuan nga Parkinson dhe nuk i puno kari ka 20 vjet ….shif kur te na dali dhe Saliu me dashnore! HIHIHIHI

    1. ke te drejte per Salen, imagjino qe nje LGBT si Rama, ka bere nje femije para pak vitesh..dhe me qesharakja eshte qe eshte martuar ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *