• |
ide | kryesore

Hetimet/ Takimi me të dashurën dhe lëvizjet e Aleksandër Sadikajt para atentatit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet itinerari i lëvizjeve të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u ekzekutua 2 ditë më parë. Burime nga grupi hetimor thanë se mbrëmjen e së premtes, ai ka qëndruar me të dashurën e tij.

Ata janë takuar dhe kanë darkuar në një restorant në Komunën e Parisit. Më pas kanë shkuar në banesën e tij. në këtë banesë policia ka ushtruar kontroll dhe aty ka gjetur një jelek anti-plumb, municion luftarak dhe disa bimë kanabis në një vazo.

Një ditë më pas, paraditen e së shtunës, vajza u ka thënë hetuesve se ajo është larguar e para nga banesa rreth orës 10.00 dhe e ka lënë të riun në gjumë. Më pas ajo është shprehur se e ka mësuar nga TV për shpërthimin dhe atentatin.

Hetuesit thonë se atentatorët nuk e kanë aktivizuar tritolin me telefon, por me telekomandë nga një distancë e afërt. Sipas provave të gjetura në vendngjarje, dyshohet se autorët e kanë vëzhguar 27-vjeçarin deri në momentin që kanë bërë shpërthimin.

Shmangia e përdorimit të celularëve është bërë për të mos identifikuar thirrjet dhe vendin e kryerjes së saj. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut. Nuk përjashtohet as mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar dhe që shënjestra e tyre të ketë qenë Petrit Osmani, makinën e të cilit po përdorte viktima në ato momente. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *