• |
ide | kryesore

Lewandowski, dalin detajet e ofertës së Barcelonës: l’Equipe zbulon ndërhyrjen e PSG në negociata

-Instant, Sport



E ardhmja e Robert Lewandowskit është cështja kryesore për gazetat spanjolle dhe franceze. Sipas “Sport”, oferta e Barcelonës për sulmuesin polak është gati dhe mbyllja e marrëveshjes është shumë afër. Nga ana tjetër, ka njoftim krejt ndryshe “L’Equipe”, që në faqen e parë raporton lajmin e bujshëm të tentativës së PSG-së për tu përfshirë në negociata. Lajme që ushqejnë pasigurinë për fanellën e ardhshme që do të veshë sulmuesi polak që shkon në skadencë në 2023 me Bayernin dhe lënë të hapur çdo skenar.

Sipas asaj që mësohet nga Spanja, për Lewandowskin te Barça gjithçka është e kryer. Blaugranat, në fakt, janë gati të vendosin në tavolinë një dy-vjeçare me opsionin plus për vitin e tretë prej 12 milionë euro neto në sezon dhe 30 milionë euro për të bindur Bayernin që të shesë lojtarin. Ofertë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh situatën aktuale të llogarive të klubit, por e nevojshme për të plotësuar kërkesat e lojtarit dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Një marrëveshje që tashmë dukej se ishte e kryer ditët e fundit, por që tashmë, sipas L’Equipe, nuk duhet të merret aspak si e mirëqenë. Jo aq për vështirësitë ekonomike të Barçës, por për futjen e papritur në negociata të PSG-së. I vendosur prej ndonjë jave në vendin e Leonardos, Campos në fakt po përpiqet të bëjë goditjen duke u përpjekur të përfitojë nga një ngërç i vogël në dialogun mes Leëa-s dhe blaugranave, në përpjekje të sjellë një tjetër kampion në Paris. Një ide sugjestionuese që, nëse do të kishte sukses, do t’i jepte jetë një sulmi ëndrrash. Spanja dhe Franca konkurrojnë për Lewandowskin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *