• |
ide | kryesore

Ndryshe nga raporti i DASH, Yuri Kim vlerëson qeverinë për luftën kundër korrupsionit: Ka bërë hapa përpara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në “Konferencën Antikorrupsion” theksoi se qeveria shqiptare ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit. Ajo theksoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj korrupsioni duhet luftuar çdo ditë. Ndërkoh ndryshe nga sa deklaron diplomatja amerikane në Tiranë, raporti i DASH i publikuar në muajin prill të këtij viti thotë se korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes. 

“Më duhet të hamendësoj nga salla e mbushur plot këtu, që nënkupton që qeveria e Shqipëria është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejlakalon përkushtimin e mëparshëm. Lufta kundër korrupsionin nga përvoja jonë, jo se ne nuk kemi korrupsion dhe kemi të drejtë tu japim një mësim të gjithëve, pro flasim për të sepse ne kemi përjetuar në histori se çdo të thotë kur nuk lufton korrupsionin. Do doja tu thoja që të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA-ve për të thënë mjaft me korrupsionin, të mbrojmë demokracinë, Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni se ku keni arritur si vit, vitin e kaluar festuam 30 vite të një Shqipërie të lirë, të një Shqipërie që hoqi qafe komunizmin, diktaturë. Tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite qëkur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike, ju duhet të kishit thënë 30 vite më parë se Shqipëria do të lëvizte në një nga vendet më të varfra në botë, në një vend që ka një ekonomi në lulzim. Por gjithashtu është edhe frustruese sepse ky vend dhe ky popull ka aftësi shumë më tepër, por e bllokon korrupsioni. Perceptimi që më duhet të kem lidhje të veçanta, të jap ryshfet për të përdorur talentet e mia, kësaj duhet t’i jepet fund”, tha Kim.



20 Comments

  1. Ndryshimi eshte se kur flet kjo per suksese qeverie e ka fjalen per veten ose sorosin. Kur flet departamenti i shtetit per korrupsion dhe keq qeverisje e ka fjalen per pushtetin aktual.

    1. Po e nderuar znj. Kimute. Ai qe kishe ne krah sot Tigri eshte i pari ne luften kunder korrupsionit. Po ik o kare

  2. Ka marre canten me dollare ashtu si Lu qe thoshte Saimir Tahiri i sukseshem.

    E njejta histori do dale edhe mbas ca viteve kur gjysma e qeverise do jete ne burg.

  3. Ekonomia ne lulezim,hahahahahahahahahahah,te ka ngele gjuha ne vend te keq Kineze !!!
    Nuk ke turp qe thua se ka permiresim dhe jeni mire ?!
    Idiote je ?E korruptuar ?E kapur seksualisht apo ne çfare dreq gjeje je ngerthyer kaq rende sa flet perçart per nje qeverisje monster,per nje kohe nga me te veshtirat e shtetit shqiptar nga 1912 o kukumjaçke ?!
    Ja ke futur Spiropalit,e ke katranosur fare,po fare me keq se Kinezi tjeter Lu ne lidhje me Drogen nga i njejti vend,kampion kunder Droges !!!
    Pjesmarrja eshte me dhune o monster,administrate me liste te zente muti shalet rruges…!
    Hahahahahahahhaha,plehre femer !
    Nuk ka njerez me te neveritshem bota ne te se sa njerzit e korruptuar dhe ti je nje nga ato,Juri Kim Un !!!!

  4. Me deklaratat e rruges Elabasanit, ka dhjete vjet qe qeveria eshte shembull ne luften kunder korrusionit. Tani do ishim Zvicer.
    Kjo zonja thote, mire e keni luftuar, po luftojeni edhe pak….

  5. Disa pyetje per znj Kim:
    Ajo treshja kryesore e incerenatoreve eshte arratisur apo eshte me pushime. Po eshte arratisur a i shpjegon ketij populli te tradhetuar PSE ?
    Po Beqja Manastirliu Balluku apo ai qe te eshte ngjitur perse hetohen.
    Megjithate me te gjithe komunistet qe debatojme ne cdo rast ato prononcohen pro Rusise dhe jo Ukrahines. Pro serbise dhe jo Kosoves. Shajne mbare e mbrapa vebdin tuaj te lirise. Apo nuk je nga ai vend ti zonje. Ben mu u u qe jeni te korruptuar ne kete vend. Po pellcisje naten me 25 prill te jepje lajmin me te shemtuar per fitoren e dhier te PS qe ti e di mire si u fituan.
    Jemi popull fukara por me te zgjuar se juve. I nuhasim mire te gjitha fintet pa top qe beni ju……..

  6. Mos na hap barkun o ambasadore, Rama eshte bere nona dhe baba i korrupsionit, ka ndertuar nje qeveri si haremi i sulltaneve, nje administrate me bandite, dashnore dhe patronazhiste. BOLL eshte BOLL znj. Ambasadore. Te na qerohet nje dite e me pare Rama, Meta & co bashke me supermashtruesin Sali Ram Berisha. A na e boni kete nder…. ndryshe me mire heshtni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *