• |
ide | kryesore

Publikohen detaje nga sezoni i dytë i Squid Game

-Instant, F1, Paparazzi



Netflix ka publikuar një teaser të shkurtër për sezonin e dytë të serialit të suksesshëm dramatik “Squid Game”, së bashku me një mesazh nga krijuesi, shkrimtari, regjisori dhe producenti ekzekutiv Hwang Dong-Hyuk duke treguar detaje se cilët personazhe po rikthehen për sezonin e dytë.

“Drita e kuqe… DRITA E GJELBËR!” shkruhet krahas teaserit, i cili përmban një animacion të shkurtër të kukullës gjigante që shfaqet në Squid Game.

“U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të ‘Squid Game’ vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që ‘Squid Game’ të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e regjisorit Hwang. “Si shkrimtar, regjisor dhe producent i Squid Game, një thirrje e madhe për fansat në mbarë botën: Faleminderit që e shikoni dhe e pëlqeni shfaqjen tonë.”

Deklarata e Hwang vazhdon duke treguar pak nga historia për sezonin vijues dhe duke zbuluar se protagonisti Seong Gi-hun (Lee Jung-jae) dhe antagonisti i maskuar, Front Man (Lee Byung-hun) do të kthehen të dy. Ai tregoi gjithashtu se do të prezantohet i dashuri i Young-hee, kukullës gjigante vrasëse.

Sezoni i parë i Squid Game regjistroi 1.65 miliardë orë shikime në katër javët e para të publikimit, duke u bërë shfaqja më e madhe televizive e Netflix.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *