• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 260 fara kanabisi, arrestohen dy të rinjtë në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilëve iu gjet në automjet një qese e dyshuar me fara kanabisi. 21 vjeçarët Seldi Dauti dhe Gani Roci u vunë në pranga nga blutë e qytetit bregdetar pasi merreshin me tregtimin e farave të kanabisit me qëllim kultivimin e tyre.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *