• |
ide | kryesore

Simboli i luftës kundër racizmit ndahet nga jeta 39 vjeç: prej ditësh vuante nga një dhimbje në këmbë

-Instant, Sport



Bota e futbollit mban është tronditur nga ndarja e papritur nga jeta e Akeem Omolade Oluwuashegun, sulmuesi 39-vjeçar që më parë ka luajtur edhe për Torinon dhe Trevison. Në vitin 2001 emri i tij u shndërrua në simbol të luftës kundër racizmit në botën e sportit. Siç raporton Palermo Today, futbollisti nigerian u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në makinën e tij Peugeot, në tregun historik të Ballaros. Trupi nuk kishte dëmtime të jashtme: për këtë arsye vdekja e dhunshme është përjashtuar.

Nigeriani, i cili jetonte prej vitesh në Itali dhe që la pas një vajzë të vogël, vazhdoi të luante futboll në kategoritë e vogla, si dhe të ishte përkthyes në Gjykatë dhe, sipas asaj që raporton familja e tij, ai nuk kishte probleme shëndetësore. Vetëm ditët e fundit ai kishte filluar të ndjente dhimbje në këmbë, problem për të cilin kishte shkuar në spital në datën 3 e 8 qershor dhe gjithashtu të dielën, por pa konstatuar asgjë. Pikërisht sot në mëngjes ai duhej të bënte një kontroll në Poliklinikë, por nuk arrinte të ecte. Kështu, një mik erdhi dhe e mori në makinën e tij për ta shoqëruar, por sapo hipi në makinë u ndje keq. Më pas miku ka thirrur për ndihmë, por fatkeqësisht për ish-futbollistin nuk kishte më asgjë për të bërë.

Omolade u bë i famshëm kur veshi fanellën e Trevisos. Në vitin 2001, disa ultras venecianë tërhoqën pankartat dhe u larguan nga stadiumi për të protestuar kundër blerjes së tij. Faji i tij? Që e kishte lëkurën të zezë. Në ndeshjen e radhës, Treviso-Genoa, të gjithë lojtarët e Trevisos (përfshirë trajnerin dhe pankinën) hynë në fushë me fytyrat e lyera me të zeza, në shenjë solidariteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *