• |
ide | kryesore

Trafiku i drogës/ Hetimet për Kajmakun do të shtrihen dhe në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestimi i ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku për trafik droge në Itali, mund të përfshijë në hetime edhe Shqipërinë.

Për shkak të përdorimit të biznesit të luleve si kamuflazh dhe për kryerjen e transportit të kokainës që ish-zyrtari ka në Shqipëri, autoritetet italiane të cilët kanë pasur në vëzhgim Kajmakun kërkojnë verifikim mbi aktivitetin, për të zbuluar rrjetin e plot të trafikut.

Verifikimet pritet të shtrihen në identifikimin e rasteve të importit dhe eksportit të luleve të bëra nga kompania, shkruan tvklan.

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës u arrestua bashkë më nipin e tij në 27 Maj në Itali pas një operacioni antidrogë ku iu gjetën 20 kg kokainë.

Lexo më tej: Dosja “Kajmaku”, shkëlqimi dhe burgosja e një kryebashkiaku socialist 

Lënda narkotike ishte fshehur brenda vazove të bimëve që ishin blerë nga kompania në zotërim të Kajmakut. Dyshohet se Kajmaku dhe nipi i tij, që ishin anëtarët më të rinj të bandës, u denoncuan nga pronari i fidanishtes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *