• |
ide | kryesore

Video/ “Iki me kokën lart”: mesazhi emocionues i Marcelos, që largohet nga Real pas 16 vitesh e 25 trofesh

-Instant, Sport, Video



Fjalët e lamtumirës të Marcelos nga Real Madrid pas 16 vitesh dhe 25 titujsh të fituar janë ndërprerë nga lotët. “Ishte një aventurë e mrekullueshme. Sot largohem nga këtu si një lojtar që ka fituar më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë”, tha mbrojtësi brazilian në konferencën për shtyp të përshëndetjes, përkrah presidentit të merengues Florentino Perez. “I falënderoj shokët e skuadrës, trajnerët dhe njerëzit që punojnë në prapaskenë dhe bëjnë punët e pista. Një falënderim i veçantë shkon për Raul, i cili më ndihmoi shumë e ishte gjithnjë shembulli im. Unë largohem nga këtu me kokën lart. Nuk është një lamtumirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *