• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City zyrtarizon Haaland: “Jam Citizen që kur isha fëmijë”

-Instant, Sport, Video

Dihej, por tashmë është zyrtare: Erling Haaland është një lojtar i ri i Manchester City. Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez nënshkroi një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2027, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Alf-Inge, i cili kishte veshur të njëjtën fanellë nga viti 2000 deri në 2003. Haaland mbërrin kështu në skuadrën e Guardiolës me shifra të pabesueshme të regjistruara me Dortmund: 86 gola në 89 ndeshje me verdhezinjtë. “E ndjek Cityn gjatë gjithë jetës sime dhe këtu ndihem si në shtëpinë time – komentoi norvegjezi – Jam i sigurt se në këtë ekip mund të përmirësohem ende shumë, sepse më pëlqen stili sulmues i lojës së Guardiolës”.


FJALËT E HAALAND NË FAQEN ZYRTARE
“Është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time – komentoi Haaland në faqen zyrtare të Manchester City – Unë gjithmonë e kam parë Cityn dhe e kam dashur atë që ata kanë bërë në sezonet e fundit. Më pëlqen stili i lojës së Guardiolës, ata krijojnë shumë mundësi, që është perfekte për një lojtar si unë. Ka shumë lojtarë të klasit botëror në këtë ekip dhe Pep është një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, kështu që mendoj se jam në vendin e duhur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *