• |
ide | kryesore

Akuza të lehta për ushtarin e Avdylajve që mori zvarrë policin në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pak ditë më parë, një mjet Range Rover hyri kundravajtje në zonën e Currilave në Durrës. Pasi iu bë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk u bind, po vazhdoi rrugën.

Një prej policëve tentoi ta ndalojë me forcë drejtuesin e mjetit, por ai vazhdoi rrugën duke tërhequr zvarrë policin për më shumë se 50 metra.

Në drejtim të mjetit ishte Hysen Pici, i cili u vu në pranga disa minuta më vonë. Ai braktisi makinën dhe tëntoi të largohej në këmbë. Polici u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku kishte plagë të rënda në fytyrë.

Ngjarja bëri bujë për shkak se dyshohej se bashkë me Hysen Picin qe në makinë edhe Aldo Avdylaj, person i skeduar në polici për precedentë penalë dhe i konsideruar i rrezikshëm.

Por disa ditë më pas, prokuroria e Durrësit, e përfaqësuar nga Bledar Bejko duket se është treguar tolerante ndaj Picit dhe nuk e ka konsideruar këtë një ngjarje të rëndë. Megjithëse jeta e policit ishte në rrezik, pasi ai u plagos dhe përfundoi në spital, prokurori ka ngritur akuzën për “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe për “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”.

Një akuzë e tillë, zakonisht rëndon mbi drejtuesit e mjeteve që refuzojnë të bëjnë testin e alkolit, apo për ata që kryejnë shkelje të thjeshta mosbindjeje ndaj punonjësit të policisë.

Në fakt, ngjarja ishte më e rëndë se kaq dhe efektivi i policisë rrezikoi jetën në aksion. Pasi përfundoi në spital, atë e vizituan edhe zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Neritan Nallbati në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga fotot, duket polici që ka marrë plagë në fytyrë gjatë aksionit.

“Dëshiroj të përgëzoj gjithë grupin e punës që ishte mbrëmë në detyrë dhe u përball me një drejtues mjeti të armatosur dhe nën ndikimin e alkoolit, i cili duke qarkulluar në sens të kundërt nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar por përkundrazi, rrezikoi jetët e tyre. 

Ndërhyrja e guximshme, si dhe vendosmëria që treguan gjatë ndjekjes dhe arrestimit të tij, pavarësisht se drejtuesi i mjetit tentoi të largohej duke mbajtur në dorë një armë zjarri, tregon edhe njëherë se Policia e Shtetit është e aftë dhe e vendosur për t’u përballur dhe për ta luftuar krimin” u shpreh zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Dervishaj.

Aktualisht efektivi i policisë është në shtëpi, ku vazhdon të marrë mjekim, ndërsa ka mësuar se personi i armatosur dhe që e tërhoqi zvarrë me Range Rover, sot ka përfituar një akuzë të lehtë nga prokuroria e Durrësit.

Kush janë Avdylajt e Shijakut? 

Grupi Avdyli akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.

Rruga kriminale e Avdylajve nisi në vitin 1996, kur u vra me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit, kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin (lexo më poshtë daljen e parakohshme të Astrit Avdylit nga burgu.) Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Ndërsa Flamur Avdyli prej vitit 1996 ka emigruar në Gjermani ku dyshohet se është përfshirë në trafikun e heroinës së bashku me vëllezërit e tij.

Dalja para kohe nga burgu

VOA dhe BIRN bënë një investigim rrënjësor të dosjes 339 në janar të këtij viti. Një nga pjesët e investigimit fokusohet tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”. 

Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun Dako dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Astrit Avdyli, 45-vjeçari nga Shijaku që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i grupit të organizuar në trafikun e drogës, kishte probleme të tjera.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”. 

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta. Për dy vjet e gjysëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt. Dosja 339 zbuloi përfshirjen e grupit të Shijakut në procesin zgjedhor.

©LAPSI.AL 



8 Comments

  1. Dhe prisni ju qe palloshi te beje shtet?
    Vetem revolucion dhe zhdukja e sektit mavi ngjall pak shprese , te tjerat jane perralla me perandor .
    Gjrperit i do prere koka se ndryshe kafshon perseri .

  2. Jane ushtaret e eprorve te policave ata dhe nuk i prek kush. Por policave ordinere dhe te paafte mire tua bejn se merrem me te pafajshem dhe bashkupunojne me krimin sa here duhet. Ku do tjeter do e kishin ekzekutuar kete tipin kundravajtje.

  3. Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”.

    Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.Salihu i dhe sektit blu poste te rendesishme ne pd e reformuar nga komunisti serb salih karaxhic berisha

  4. 😮😂😂🤣🤣🤣u hodhen ne sulm qente mavi t rpijelljes qe nuk gjejne justifikime dhe hidhe nga nje dege ne tjetren pa lidhje..
    Rrorte Belinda Balluke qe i ben gojore gjithe krimineleve te ripjelljes😏🤣

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *