• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani, po punonin në të zezë

-Instant, Lajme, Të fundit



Më 9 qershor, zyrtarët e zyrës kryesore doganore në Potsdam kanë arrestuar pesë punëtorë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët po bënin punë shtrimi rrugësh në Ludwigsfelde.

Punëtorët kishin hyrë në fokusin e kontrollit financiar për punë të paligjshme, kur një doganier i Potsdamit kishte vëzhguar ata dhe kishte pikasur një mashtrim që është i njohur për doganat, shkruan albinfo.ch.

Kompanitë, kryesisht britanike u ofrojnë pronarëve të shtëpive shërbime të ndryshme ndërtimi në  dhe zakonisht kërkojnë pagesë direkte në para, shkruan dpa.de. Kryesisht ofrohen ekzekutime të shpejta dhe të lira të punimeve me gurë dhe kopsht, si ndërtimi i tarracave ose krijimi i shtigjeve në oborre të shtëpive.

Sipas gjetjeve të doganave, disa nga kompanitë punësojnë punëtorë të paligjshëm dhe nuk paguajnë taksa dhe as kontribute për ta.

Doganierët ua kanë dorëzuar autoriteteve të emigracionit pesë punëtorët e paligjshëm. Tani ata janë të kërcënuar me dëbim nga Gjermania dhe procedim penal për qëndrim të paligjshëm në Gjermani.



4 Comments

    1. Bravo o gjermane qe u qifshi ne bythe. Ju doni shperndares malli apo doni punetore? Ikni o rrota kari bashke me doganierin pijanec.

  1. Keta pederat gjermane duan krahe pune por duan që të fusin në xhep dhe paratë e siguracioneve të tyre, nuk kanë çfarë ti bëjnë gomarit e i bien samarit, firmat që i kanë marrë në punë e nuk i deklarojnë e kanë fajin jo punëtorët, të shkojnë po tja mbajë bytha të arrestojnë ata pronarët e mëdhenj. Gjermania është njësoj si Shqipëria për të pasurit, kush ka para është i paprekshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *