• |
ide | kryesore

“Dybala i kotë, Lukaku do të kthehet se te Chelsea nuk prek top”: Cassano ‘masakron’ merkaton e Inter

-Instant, Sport



Në një episod special të Bobo TV live në teatër, Cassano ka bërë analizën e merkatos së Interit, një hap larg marrjes së Dybala dhe tundimit për të rikthyer Lukakun në skuadër. Fantantonio doli hapur kundër të dy operacioneve. “Dybala te Interi ka përfunduar edhe pse nuk është i nevojshëm, sepse ai mund të ketë probleme me Lautaron”. E nisi kështu skanerin Cassano, i cili thotë se është kundër ardhjes së Joyas te zikaltrit: “Nuk duhej, por donin ta merrnin. Nuk më pëlqen, këtë e kam thënë gjithmonë – nënvizoi ish-sulmuesi i Romës. Ai është një lojtar që mund të shërbejë, por nëse ke Lautaron si sulmues të dytë, duhet të marrësh një tank përpara, një i tipit Dzeko”.

E në këtë aspekt, gabon kush mendon se Cassano do t’i jepte të drejtë Interin që dëshiron të marrë Romelu Lukakun: “Nuk do ta ktheja mbrapsht. Ai tha se do të shkonte në ekipin e ëndrrave të tij (Chelsea), duke fituar 15 milionë euro. Tani, megjithatë, në Londër ai nuk prek një top dhe dëshiron të kthehet në Itali”.

Cassano ka frikë se ardhja e qendërsulmuesit belg mund të përcaktojë shitjen e Lautaros: “Problemi i Interit është se nëse marrin Lukakun duhet të shesin Lautaron që shënoi 25 gola dhe është i datëlindjes 97′. Nuk mund ta shoh Interin pa të. Duke marrë parasysh që ke Correan që është i preferuar i Inzaghit që e solli nga Lacio duke paguar 35 milionë, ke Lautaron që për mua është i pashitshëm, Dybala që është praktikisht e kryer, ke Dzekon dhe në fund Sanchez që për mua është më i forti nga të gjithë: sigurisht, nëse merr edhe belgun, duhet të shesësh një nga këta dhe Lautaro është më i shtrenjti”.

Fantantonio ka frikë se Big Rom mund të mos performojë më si më parë: “Së pari duhet ta paguash, por më pas duhet të shohësh reagimin e njerëzve: nëse shënon dy gola për ndeshje, në rregull, por përndryshe situata bëhet mjaft e veçantë. Lukaku duhej ta mendonte më herët. Në këtë pikë them: se ai qëndron te Chelsea”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *