• |
ide | kryesore

EMRI/ Identifikohet personi i plagosur me armë në Velipojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka zbardhur emrin e personit që u plagos me armë zjarri rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të martës në afërsi të një resorti në Velipojë.

Mësohet se bëhet fjalë për Pjerin Rrushkullin, 48 vjeç, banues në Shkodër.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës pasi ka marrë një plumb në bark në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri ka precedentë penalë pasi është dënuar në vitin 2004 me 15 vjet heqje lirie për një vrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Nuk dihet ende se cilët janë autorët dhe motivet e ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *