• |
ide | kryesore

FOTO/ Maradona shfaqet prapë në stadium: i gjallë apo vegim, në Argjentinë po çmenden nga njeriu misterioz

-Instant, Sport



Diego Armando Maradona duket se nuk është në gjendje të shkëputet nga bota e futbollit, ku ai ishte një interpretues dhe protagonist sublim. Kampioni argjentinas, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, vazhdon në fakt ‘paraqitjet’ e tij në tribuna për ndeshjet e kombëtares dhe ish-klubeve të tij të zemrës, duke çuar pashmangshëm në ekstazë tifozët dhe rrjetet sociale. Pasi u ‘pikas’ në Wembley pas Superfinales mes Italisë dhe Argjentinës, këtë herë Pibe de Oro u dallua në turmën që ndiqte ndeshjen mes Gimnasia La Plata dhe Patronato.

Të mërkurën më 1 qershor, ish-fenomeni i Barcelonës dhe Napolit ishte ‘pikasur’ nga shumë tifozë në tribunat e Wembley teksa admironte fitoren e Argjentinës së tij në Superfinalen kundër Italisë. Fotot e personit me kapele dhe një fizik pothuajse identik me atë të Pibe de Oro u bënë menjëherë virale në internet, me shumë tifozë që po çmendeshin mes spekulimeve dhe shpresave. Sic duket, Maradonës i ka pëlqyer shumë kjo situatë, duke qenë se u dallua sërish në tribuna, këtë herë në anën tjetër të botës, teksa po shikonte Gimnasia La Plata përballë
Patronatos.

Shfaqja e dytë e Dies ndodhi të premten e kaluar në Argjentinën e tij të dashur dhe pothuaj çmendi mijëra tifozë të amerikanojugorëve dhe më gjerë. Në foton e publikuar në Twitter dhe që u bë menjëherë virale, shihet një burrë gjithmonë me kapele në kokë, tiparet e të cilit janë tepër të ngjashme me ato të ish-kapitenit të ndjerë të Argjentinës. Ndoshta Maradona donte t’i hidhte një sy Gimnasia la Platas, një ekip që ai e drejtoi nga viti 2019 deri në vdekjen e tij praktikisht. Tani mbetet vetëm të presim paraqitjen e tij të radhës…



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *