• |
ide | kryesore

Ish kombinati i sheqerit në Maliq i jepet Gjergj Lucës për 1 Euro (Vendimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 5 mijë metra katrorë, truall, por edhe ndërtesën e Kombinatit të sheqerit në Maliq, qeveria ka vendosur t’ia japë kompanisë “Rozafa”, e cila ka pronar Gjergj Lucën. Sipas vendimit të marrë, prona do t’i jepet kompanisë së Lucës, “Rozafa” për një periudhë 20-vjeçare me vlerën 1 euro. Duke vërtetuar edhe njëherë se biznesmeni është “i preferuari” i Ramës. Më 30 shtator 2020, Luca ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro”. Bashkë me firmën “Kleris B” sh.p.k, ai do mbajë me 10 vite Liqenin e Bufit dhe Pritën e Rrëzës, në Sarandë.

Mesa duket ky është “shpërblimi” që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lucës, në biznesin e të cilët ka mbledhur çdo herë socialitët duke injoruar edhe protestat e banorëve të fshatit Labinot, se sipërmarrësi po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendonin se Luca po ndotte lumin Shkumbin me mbetjet e tij të peshkut.

Vendimi i plotë:

PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË MALIQ, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ROZAFA” SHPK, SI QIRAMARRËS, PËR PASURITË E “KOMBINATIT TË SHEQERIT” SHA, MALIQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa” sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2, në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare), sipas planvendosjeve dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohet Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.



7 Comments

  1. Pa luft e pa koka te prera ky vend nuk behet kurre .
    Stop mafies shteterore . Stop babezise .
    Ja vdekje Ja liri!

  2. Nga Kombinati i Sheqerit ne Maliq vetem emeri i ka mbetur e gjithe fabrika sot eshte nje germadhe e vjedhur, e renuar nje gje e shemtuar nje vjetersine e industrise komuniste e cila ndot ate vend te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *