• |
ide | kryesore

Kendall Jenner dhe basketbollisti nxisin aludimet për një ndarje

-Instant, Paparazzi, Slider



Kendall Jenner dhe Devin Booker kanë nxitur së fundmi dyshimet se mund t’i kenë dhënë fund lidhjes.

Dyshja, nuk postuan për përvjetorin e tyre dyvjeçar të dielën dhe disa kanë pretenduar se vëllai i Devin nuk e ndjek Kendall në Instagram.Ndjekës të tjerë kanë pohuar se ai ka arkivuar ose fshirë një foto të çiftit nga nata e ndërrimit të viteve ku ata janë përqafuar me njëri-tjetrin.

Modelja dhe basketbollisti  u panë së bashku për herë të fundit të enjten e kaluar, ku po festonin festën e ditëlindjes së Zack Bia dhe Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në West Hollywood.Devin ishte i ftuar gjithashtu në dasmën italiane të motrës së saj të madhe Kourtney Kardashian me bateristin e Blink-182, Travis Barker.

Thashethemet për një romancë mes tyre nisën kur ata u panë jashtë një ndalese pushimi në Sedona, Arizona në fillim të vitit 2020.Në ditën e Shën Valentinit 2021, Kendall publikoi një foto duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Spekulimet për një ndarje vijnë pasi modelja zbuloi në episodin e fundit të The Kardashians se ndjehet se ‘po vjen dita që unë të kem fëmijë.Episodi tregoi Jenner duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt.

“O Zot, të jem në një dyqan bebesh, ndihem kaq mirë. Mendoj se po vjen dita për mua”, i tregoi ajo Khloe Kardashian./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *