• |
ide | kryesore

KPA jep vendimin për drejtuesen e Gjykatës së Posaçme

-Instant, Lajme, Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmon në detyrë drejtuesen e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, Shkalla e dytë e vetingut la të pandryshuar vendimin e KPK të datës 20 shkurt 2020.


Komisioneri Publik kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtares Gjoka. Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993,  Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.


Prej dhjetorit të vitit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.