• |
ide | kryesore

Kundërshtoi dhe fyeu policët, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 38-vjecar ka rënë në prangat e policisë në Gijorkastër, pasi ka fyer dhe kundërshtuar efektivët e policisë bashkiake të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.

Ndaj shtetasit G.L. rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundështuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike””, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *