• |
ide | kryesore

Kuronte kancerin me sodë buke, mjeku italian me klinikë në Tiranë, përballet sërish me drejtësinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku italian Tullio Simoncini i cili trajtonte me mesazhe në Whatsapp apo me lidhje Skype katër pacientë me kancer po përballet sërish me policinë. Mediat italiane shkruajnë se kanë gjetur fakte të reja nga hetimi i nisur që nga vitit 2016, ku u zbulua se Simoncini jepte recetat e tij nga Tirana në Romë, pavarësisht se ligjërisht nuk mund ta ushtronte profesionin e mjekut. Pacientëve që vuanin nga kanceri, mjeku iu rekomandonte që të konsumonin bikarbonat, që njihet ndryshe edhe si sodë.

Në vitin 2018, ai u dënua në shkallën e parë me 5 vite burg me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të Luca Olivotto, 27 vjeç nga Catania që vuante nga tumori në kokë. I riu ishte trajtuar me sodë në Tiranë, në një klinikë të hapur nga mjeku italian në mënyrë të jashtëligjshme. Në tetor të vitit 2016, Simoncini zhvillonte konsulta edhe me një paciente në Rumani. Mjeku merrte deri në 7 mijë euro për trajtime të tilla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *