• |
ide | kryesore

Lady Gaga,në bisedime për rolin e Harley Quinn në Joker 2

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se Lady Gaga është në bisedime për të luajtur përballë Joaquin Phoenix në vazhdimin e Joker të regjisorit Todd Phillips.

Phillips ka bashkë-shkruar skenarin me bashkë-shkrimtarin e Joker Scott Silver për disa kohë dhe ia ka treguar studios filmike. Javën e kaluar, regjisori  zbuloi në mediat sociale titullin e projektit të ri – Joker: Folie à deux – titulli që i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor identik ose të ngjashëm që prek dy ose më shumë individë, zakonisht anëtarë të së njëjtës familje. Dhe ndërsa i njëjti postim në mediat sociale tregoi Phoenix duke lexuar skenarin, përfshirja e aktorit nuk është ende një fakt i kryer  pasi burimet i kanë treguar për The Hollywood Reporter se Warners ende nuk ka përfunduar një marrëveshje me Joaquin.

Detajet mbi karakterin e saj mbahen të fshehta, por Joker njihet për marrëdhënien e tij abuzive me Harley Quinn, psikiatrja e tij në institucionin mendor të njohur si Arkham Asylum, e cila bie në dashuri me të dhe bëhet ndihmësja dhe partnerja në krim.

Nëse arrihet një marrëveshje, Gaga do të luante Quinn. Sidoqoftë, ky Quinn i ri ekziston në një univers të ndryshëm DC sesa Harley Quinn e Margot Robbie, e cila së fundmi u shfaq në Skuadrën Suicide të 2021-ës si dhe në disa filma të tjerë.

Phillips prodhoi më parë A Star Is Born, xhirimin e vitit 2018, ku luajtën producenti i Joker, Bradley Cooper dhe këngëtarja./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *