• |
ide | kryesore

Modric shkakton tërbimin e telekronistëve spanjollë, i kërkoi fanellën Mbappé: “Jam në shok, nuk dija asgjë”

-Instant, Kryesore, Sport



Pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Francës dhe Kroacisë, Luka Modric u bë protagonist i një gjesti që la pa fjalë gazetarët spanjollë. Në tunel, mesfushori kroat i ka kërkuar Mbappe këmbimin e fanellave. Kroacia fitoi 1-0 në shtëpinë e Francës dhe përcaktuese ishte penalltia e shënuar në minutën e pestë nga kapiteni Luka Modric. Një revansh për ish-Topin e Artë dhe Kroacinë e tij pas humbjes në finale në Botërorin 2018 në Rusi ndaj francezëve.

Ajo që e bënte të veçantë këtë fitore ishte edhe fakti se Modric ka mposhtur jo vetëm shokun e tij të skuadrës Benzema, por mbi të gjitha Kylian Mbappe, i cili deri pak javë më parë kishte qenë shumë pranë kalimit te Real Madrid, ku sipas zërave i ishte premtuar fanella me numër 10 e kroatit. Megjithatë, francezi vendosi të qëndrojë në Paris duke pranuar rinovimin e sheikut në shifra stratosferike, në vend që të shkonte në Madrid, duke krijuar pakënaqësi tek tifozët madrilenë.

Refuzimi i Mbappe ndaj Real Madrid, shkaktoi pakënaqësi ndaj tij nga ana e tifozëve Blancos, duke filluar edhe nga vetë gazetarët. Pas ndeshjes së Ligës së Kombeve, kamerat përjetësuan Modric duke përqafuar Mbappen dhe televizioni spanjoll zbuloi se mesfushori kroat i kishte kërkoi në atë moment fanellën sulmuesit francez, i cili u përgjigj pozitivisht.

Gjatë emisionit “El Chiringuito”, gazetari Josep Pedrerol mbeti fare pa fjalë nga kjo situatë: “A është e vërtetë kjo që po më thoni, që Modric ka kërkuar fanellën e Mbappes? Çfarë? Por si mund t’i kërkojë Mbappé fanellën e tij? Ai që e la Madridin në të thatë?”.

Pedrerol do të kishte dashur të shihte një qëndrim të ndryshëm nga simboli madrilen pas talljes që Mbappé i bëri merengues. “Modric është madrilen, Mbappe u tall me madrilenët dhe ai i kërkon fanellën? A është shaka? Mbappé qeshi me të gjithë madrilenët dhe Modric, lideri i Real Madrid, i kërkon atij fanellën! A nuk mendoni se është e tmerrshme?! Jam në shok, nuk dija asgjë”.



5 Comments

    1. Dje ne Konferencen Antikorupsion, Rama deklaroi qe fajin nuk e ka korupsioni por paaftesia e punonjesve te tenderave. Pra tenderat vidhen nga paaftesia. Shyqyr qe e pranon qe ka te paafte. Ofertat fituese jane me 99.8 perqind te vleres, ata me poshte nuk fitojne se u nxirren klecka. Keto i thote koka dhe frymezuesi i korupsionit ne vend, ushtari i Oligarkeve qe kete radhe i permendi dhe ambasadorja KIM. Si do na vej halli ne pensionisteve i thash Petritit ne lagje, me keto cmimet, ai me tha qe deri ne fund te gushtit do hame buke-djath-domate dhe bostan. Me mbrapa nuk kemi pare gje akoma. Ore nuk duam as buke, as uje, vetem te kemi mire politikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *