• |
ide | kryesore

Nesër protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët: Gjithçka në stratosferë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“S’mban më ujë pilafi”, është slogani për thirrjen e shpërndarë në rrjet për të ftuar qytetarët ditën e nesërme të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Protesta është njoftuar të nisë nga sheshi “Skënderbej” në orën 18:00 të pasdites së nesërme dhe marshimi do të vijojë në drejtim të kryeministrisë.

News 24 pyeti disa qytetarë në lidhje me këtë thirrje. Ata thonë që do të bashkohen në protestë pasi situata është bërë e papërballueshme.

“Gjithçka ka shkuar në stratosferë. 

Patjetër që po as diskutohet që do të marrim pjesë. Duke filluar te nafta, te çmimet e shportës. Ekonomia në treg është zero. Rritja e çmimeve është fatkeqësi kombëtare. Vetëm të japë dorëheqjen qeveria”, shprehen disa prej tyre.



11 Comments

    1. Lereni grumbullimin ne TEG a Kastrati a te kullat te 15-kateshi atje ku jane hajdutet/oligarket !

  1. Ato qe spo ben Rama me deshire,pavaresisht se e ka obligim, do t’i bente nga frika, po te kishte me shpesh si kjo protesta e heres se fundit, qe keni dhene dhe ne foto

  2. S’mban me uje pilafi i Salih Shpellarit prandaj dilni ne proteste o shpellare HIHIHIHi Burgu po i vjen te dera kermes Vucidolit Do i rruni karet qeverise

      1. Vendin e komandojne OLIGARKET, Rama Saliu Basha Veliaj Meta Frangaj Geci e kompani jane kukullat e tyre.. Shihni cfare i kane bere bregdetit dhe Tiranes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *