• |
ide | kryesore

Pamje nga ngjarja/ I plagosuri i Velipojës sa kishte dalë nga burgu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçar me precedentë penalë u plagos me armë në afërsi të një resorti në plazhin e Velipojës mbrëmjen e së martës. I plagosuri është Pjerin Brushtulli nga Shkodra.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Brushtulli ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e mjekëve. Burime nga ky spital thanë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 48-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2005 Gjykata e Apelit e Shkodrës e dënoi atë me 15 vite heqje lirie për vrasjen e Kolec Hilës më 6 tetor të vitit 2002.

48-vjeçari kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu. Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta që po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *