• |
ide | kryesore

Papa Françesku dënon mizoritë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Papa Françesku është shprehur sërish kundër veprimeve ruse në Ukrainë, duke i quajtur trupat e rusë barbarë, brutalë dhe çnjerëzore, ndërsa lavdëron ushtarët ukrainas për guximin dhe trimërinë që po tregojnë në luftën e tyre për mbijetesë.

Papa Françesku dënoi “egërsinë dhe mizorinë” e trupave ruse në Ukrainë, ndërsa vlerësoi “heroizmin” dhe “guximin” e ukrainasve për të mbrojtur tokën e tyre.

“Ajo që po shohim është brutaliteti dhe egërsia me të cilën po zhvillohet kjo luftë nga trupat, përgjithësisht mercenarët, të përdorur nga rusët,” tha Papa në një bisedë me anëtarët e medias jezuite, e cila u zhvillua muajin e kaluar dhe u publikua më 14 qershor.

Papa Françesku u tha gazetarëve se Rusia mendonte se lufta do të përfundonte brenda një jave, “por ata e llogaritën gabim”.

“Ata takuan një popull trim, një popull që po lufton për të mbijetuar dhe që ka një histori lufte”, tha ai.

Ndërsa kritikoi ashpër pushtimin e Rusisë, Françesku këmbënguli gjithashtu se nuk kishte “djem të mirë dhe të këqij” dhe se Rusia në një farë mënyre ishte provokuar nga zgjerimi i NATO-s në lindje. Kreu 85-vjeçar i Vatikanit tha se disa diplomatë e kuptonin se kishte shenja se një konflikt po afrohej në horizont.

“Dikush mund të thotë në këtë pikë: “Por ju jeni në favor të Putinit”!

Jo, unë nuk jam”, tha Papa Françesku. “Do të ishte e thjeshtë dhe e gabuar të thuhej një gjë e tillë. Unë jam thjesht kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes, pa menduar për rrënjët dhe interesat, të cilat janë shumë komplekse. Ndërsa shohim egërsinë, mizorinë e trupave ruse, nuk duhet të harrojmë problemet në përpjekje për t’i zgjidhur ato./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *