• |
ide | kryesore

Përplasjet/ Pse Dua Lipa e zhvendosi festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej kohësh në Tiranë ishte parë shpesh Dukagjin Lipa, babai i yllit të Pop-it me famë botërore Dua Lipa. Flitej se po bisedonte për të organizuar një koncert, por në fakt diçka tjetër po bluhej. Ai po e largonte festivalin e njohur “Sunny Hill” nga Prishtina.

Dhe lajmi për zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë të festivalit mjaft të njohur u zyrtarizua këtë të martë nga vetë organizatorët. Shkak ishin bërë zvarritjet gati 3-vjeçare të autoriteteve vendase për t’i dhënë një hapësirë në përdorim për 99 vjet fondacionit të tij për zhvillimin e festivalit.

Në një letër të gjatë publike që Dukagjin Lipa u ka dorëzuar autoriteteve më të larta të Kosovës ai shpreh keqardhje për këtë vendim, por thotë se ishte e pamundur që të vijonte në këtë mënyrë pasi çështja po politizohej.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asamblistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” – shkruan Lipa.

“Nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunalë, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor” – shkruan babai i artistes me famë botërore.

Komuna e Prishtinës kishte rënë dakord më herët që t’i japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet në mënyrë që ta mbajë këtë ngjarje në Kosovë.

Procedurat duket se janë zvarritur më tej në qeveri, gjë që ka bërë që organizatorët e kësaj ngjarjeje të tërhiqen përfundimisht. Ky festival ishte parashikuar që të mbahej nga 4 deri më 7 gusht në Prishtinë, por tashmë në të njëjtat data do të mbahet në Tiranë. Në edicionet e kaluara ai ka pasur pjesë të tij emra të njohur të muzikës si Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, etj.

Largimi i këtij festivali nga Prishtina ka shkaktuar atje një furtunë reagimesh politike. Opozita ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për dështimin. Në krahun tjetër në një reagim të saj ministria e Kulturës thotë se nuk e ka anuluar dhënien e hapësirës për Sunny Hill, por ka kërkuar dokumente shtesë.

Nuk mund të mungonte në këtë situatë edhe një koment i kryeministrit Edi Rama dukshëm i ekzaltuar e sheh edhe këtë si fitore përballë “rivalit” të Prishtinës. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Sepse Erjon Veliaj dhe Edi Rama kane 1vit qe po negociojne me babsin e Duas. Ia futen Kosoves,te dy palet negociuese . Informacion 100% i sigurte

    1. Dhe fatkeqesia me e madhe eshte qe kush e degjon Erjon Veliajn, thote ky vdiska per Kosoven. E ne anen tjeter, fshehtas, punon kunder interesave te Kosoves, sic beri duke iu servilosur(punen qe ben me se miri) Dritan AbazoVicit. Edi Rama te pakten pro-serbizmin e tij e shpreh hapur, kurse ky veliaj, hapur na del si patriot, dhe prapa perdeve ben te kudnerten. Ju Lutem vellezer socialiste shqiptare, kthejeni trurin ne pune, dhe nqs duruat Ramen kaq shume vite, te pakten mos filloni te duroni edhe Erjon Veliajn, per 4 mandate te tjera,sepse ne fund te 4 mandateve te tij, popullia ne Shqiperi do jete: 40% sllave (serbe,ruse,bjellorus), 40% popullsi e hapur multietnike dhe multi rracore nga afrika-azia, dhe vetem 20% shqiptare me moshe mesatare 65 vjecare, prandaj mos mbani gjalle Edi Ramen dhe Erjon Veliajn vetem se jeni aq militante sa sdoni t’ja jepni voten nj partie tjeter.Nqs jeni keshtu, atehere nuk ekuptoj se pse nuk zgjidhni njerez te tjere, si Pandeli Majko, Arben Malaj, Arta Dade?Ata as nuk jane percares, as nuk jane pro serb, dhe as konfliktual me opoziten, dhe jane te majte, sic jeni ju o socialiste.A po e shikoni qe ky kaln Rama-Veliaj Gazeta tema po e percajen kete komb> A mendoni se serbet do jeni me te afert me ju se sa shqiptaret e Koso0ves qe dashje pa dashje po i largoni dhe po beni qe edhe ata te largohen? Thirrini mendjes se do jete vone

    2. Nje bilete per te pare surratin e Dua Lipes varion nga 70-250 euro .Po e marrim mesatarisht 160 euro. Nqs pjesmarrja ne festivalin e fundit te saj ishte rreth 18,000 -20,000 sic ajo tha, atehere i bie qe vetem nga biletat ka perfituar 3 200 000 euro. Por meqe pjesmarrja sivjet pritet te jete te pakten 2 fish me shume, pra i bie 6 400 000 euro vetem nga biletata. Sa dhjetera milion euro te tjere perfiton nga kontrata e fshehte mes Dukagjin Lipes dhe Erjon Veliajt? Po toka qe fiton per 99 vite? Po sherbimet(perfshi pijet) qe do ofrohen vetem nga ata te Dua Lipes,dhe jo nga biznese te tjera? Po fitimet qe do marri nga intervistat neper media? Po aktivitetet qe do organizoje Veliaj dhe Rama me te, e qe edhe per keto “diva ” Dua do kerkoje leke te tjera? Bejini pra llogarite dhe do kuptoni qe ato leke me mire t’i perdorte per gjera te tjera Rama dhe Veliaj

    3. ju kisha pergjigj asaj vesa lumes qe thote se meritoni ju kosovaret dua lipen. ajo me nderu vendin e vet eshte dasht me.kembul vetem ne prishtin me mbajt at e manifestim se ma mer menja gjendjen financiare se ka keq po e paskan be me plan me ramen e veliajn e babin e saj e mos tja hudhin qeveris se i ka fajet sduhet me harru ajo nga vjen kush do we bahetìx⁸

  2. Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”.

    Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.

    1. Nuk mund te mungonte komenti pa lidhje me artikullin i sumqirit mavi. Hallall e ke, shpartallimin e sumes per rilindjen

        1. me duket se ke probdsleme me sumen se paske shume komplekse..kurohu dhe nderkohe vazhdo me “bananen” se nga shtepia i ke te gjithe bitheshqiera

  3. Po mire se ne surrelistan drogen e kane me 50% zbritje.
    Do sjellin ca majmune zezake uh ah ih ah ah ah… gjoja kulture….
    Do dhjesin dynjane zhurme e degradim per kopuket binj e bija te narkoharemit mavi.
    Dua Lipen ok eshte artiste dhe e jona…
    Por ajo merr le ket dhe Nuk do tja dije per bastardet e kurv-ramistanit.
    Le te defrehen shushunjat mavi…
    Popolo voteshitesi le te ngordhe.

  4. E shoh skandaloze që mediat shqiptare me pronarë biznesmenët më të fuqishëm të ndërtimit, nxjerrin në ekranet e tyre me dhjetra herë në ditë Uriah Ypin për ta propoganduar ate jo vetëm si “kryebashkiakun më të afte të Shqipërisë”, por edhe si liderin e kulturës e sportit shqiptar e ndërkombëtar.
    Ky çirak i Ramës po ja kalon edhe ustait të tij për protagonizëm propogandistik të vetes së tij.
    Dhe ka të drejtë.
    Ustai dymetrosh na u bë “lider global” vetëm në sajë të lejeve të ndërtimit që ju jepte pronarëve të mediave, njëkohësisht biznesmenë ndërtimi në tre mandate që pati si pashai i kryeqytetit.
    Nga na doli ky askushi ekspert për artin kulturën e sportet ?
    I vetmi “sport” me të cilin është marë Veliaj, është pasurimi me shitjen e fiqve të vjedhur e të vetmin “aktivitet kulturor” personal, ka pasur dasmën e tij prej sheiku me paratë e kursyera nga pensioni i mamasë.

    1. Nuk duhet ta shohesh skandaloze por logjike. Ka betonizuar cdo gje, keshtuqe e kane per detyre ta promovojne. Ai qe mbeshtet dhe voton Veliaj eshte rilindas dhe patronazhiste i oligarkise

    2. Skandaloz eshte fakti qe palloshat Shqiptar, Tiranas (me theksin te i) kane rivotuar Lali Fikun.
      Ky popull kaq meriton…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *