• |
ide | kryesore

Pikëpyetjet/ A do të kthehet Shqipëria në një oaz Startup-esh?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej vitesh, qeveria shqiptare duket se ka bërë pjesë të saj një axhendë për mbështetjen e Startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri. Por ndërsa deklaratat pro-inovacion kanë bërë jehonë, çfarë hapash konkrete po merren në këtë këtë drejtim? A është xhenuine mbështetja e qeverisë për këtë territor të pashkelur në Shqipëri?

Kjo histori nisi në mes të vitit 2018, kur qeveria në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe Bashkinë e Tiranës, publikoi projektin për rijetëzimin e Piramidës si qendër inovacioni dhe Startup-esh.

Disa muaj më vonë u themelua TechSpace, një hapësirë për zhvillimin teknologjik, kodimin dhe Startup-et në Tiranë. I pranishëm, Edi Rama bëri një premtim. 10 projektet më inovatore të TechSpace do të shpërblehen me një vizitë në Silicon Valley.

 

Taktika për të mundësuar këtë premtim dukej e njohur. AKSHI, institucioni në varësi të qeverisë bashkëpunoi me Fondin Shqiptar-Amerikan të Zhvillimit dhe organizatën Junior Achievement për ta realizuar projektin. Nëpërmjet një konkursi me titullin “Roadmap to Silicon Valley”, ku garuan dhjetëra Startup-e, pesë më të mirët prej tyre sapo përmbyllën javën e kaluar udhëtimin në luginën e famshme të Silikonit.

 

Ata janë: “CoGO”, një rrjet inovativ social për të rinjtë, që ka për qëllim zhbërjen e barrierave sociale; “Swipin”, aplikacion për blerje online sociale; “E-agric”; “Gazoo”, platformë për takimet punëdhënës-punëtorë; “Fomobot.ai”, platforma që merr vendime autonome për shit-blerje në bursë; “Markozz”, platforma e parë sociale që lidh shpërndarësit dhe rishitësit përmes teknologjisë artificiale.

Mësohet se prej kohësh Rama ka planifikuar një konferencë për mediat me këto pesë Startup-e, dhe jo më kot.

Personat në foto i fituan Kryeministrit “bastin” se “Po”, në Shqipëri ka të rinj që kanë ide me të vërtetë inovatore dhe bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë jetë ideve të tyre. Njëkohësisht kjo garë, që nxorri pesë Startup-e fituese, evidentoi se ka edhe mbi 50 të tjerë që po përpiqen të ngrejnë aktivitetin e tyre nëpër Shqipëri.

Por a mjafton vetëm kjo për të ndërtuar një ambient që prodhon inovacion dhe Startup-e në vend? Përgjigja është “Jo”. Dhe qeveria e miratoi në heshtje këtë duke lançuar një tjetër iniciativë, të parën në llojin e saj.

Vetëm këtë vit është shpallur se do të shpërndahen 2.5 milionë euro grante për startupet, të ndarë në tre kategori, ide, zhvillim apo biznes.

Përgjegjësia për këtë projekt ambicioz bie mbi supet e një figure të promovuar së fundmi në politikë, ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Sfida për të është e madhe. Kjo sepse ajo është përgjegjëse për mbështetjen më deçizive të qeverisë drejtuar Startup-ve, atë financiare. Dhe kësaj radhe, ministria nuk po asistohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, sikurse për Piramidën, TechSpace apo udhëtimin e Startup-eve për Silicon Valley.

 

Sinjalet duken premtuese duke parë rrugën që është ndjekur deri tani, me gjithë pikëpyetjet mbi shpejtësinë që do të përzgjidhen fituesit (pesë ditë), kriteret lëvizëse, apo mbi ekspertizën e komisionit që do të vendosë se kujt do t’i shpërndahen paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Praktika ndërkombëtare ka treguar se Startup-eve nuk i mjaftojnë vetëm disa ambiente pune, një tur rreth botës, apo pak PR. Financimi është elementi më i rëndësishëm. Dhe kjo është arsyeja pse kjo iniciativë e qeverisë do të shërbejë si prova definitive mbi vërtetësinë e axhendës së saj pro-inovacion.

A do të jetë e mjaftueshme kjo mbështetje financiare për t’i dhënë jetë Startup-eve vendase?

A është qeveria shqiptare e vendosur që ta kthejë mjedisin inovativ shqiptar në histori suksesi? Apo, siç ndodh rëndom, edhe kjo iniciativë do të zbehet në hijen e premtimeve propagandistike?

Këtyre pyetjeve përgjigja do t’u jepet shumë shpejt…

©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. Start-up. 😂😂😂😂😂
    Satrapi e satrapit la kutia e thonj-paprere.
    Kurse droge shpifje spiunimi e perdhunimi zhvatje mashtrimi…..
    Njesoje si “kursi i gojores bjonde te partise me kollovarin soreka”
    Start-up me gomere…
    Po ju skeni as gomere…
    Se i ka blere kina per te marre lekurat e tyre per mjekesi tradicionale.
    Skeni pare gje akoma.
    Eshte vetem fillimi o dele voteshites….

  2. Dështim i pritshëm si çdo iniciativë e qeverisë. Do shpërndahen ca para tek “startupetć e militantëve, dk shpërndahen ca çmime më pompozitet dhe do të harrohet gjithçka.

  3. Keto jane si puna e mullirit me ere! Vetem bluajne, asgje me shume. Per te treguar, me emra teknologjike se ne kete bythe vend, po zjen dicka e madhe! Po pergatitet njeriu per ne Mars! Nisja do behet nga piramida e Dulles.

    …Dhe vitet ikin tutje, mjekra na ka vajt deri te kembet, keta mbajne pushtetit e s’ju rruhet k hic! Starup vazhdon! Leket vazhdojne te bluhen ne mullirin mavi!

    Welcome to real world Neo…!

  4. Kurse qe shani Edona Bilalin jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca plera ca te pa fytyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *