• |
ide | kryesore

Reforma territoriale, Balla shuan shpresat e opozitës: Nuk zbatohet në zgjedhjet e vitit 2023

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nesër në orën 12:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, megjithatë përgatitjet kanë nisur që sot. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi me funksion rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj të vitit 2023.

Parimisht, Balla u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten. Ndërsa Alibeaj pret nga demokratët që të sjellin me shkrim: (i) Një analizë të problematikave të zonës ku ai është zgjedhur, në nivel bashkie dhe/ose qarku; (ii) Personat, qofshin funksionarë apo ish-funksionarë të PD-së në nivel vendor, apo edhe aktorë të tjerë relevantë, që duhet të konsultohen; dhe (iii) Propozimet e tij/saj për kriteret dhe standardet që duhen aplikuar për ndarjen e re administrative-territoriale të tilla si, por pa u kufizuar në, popullsia, gjeografia, zhvillimi ekonomik, shërbimet ndaj qytetarëve, lidhjet kulturore, historike etj.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Ndërsa ende nuk ka një datë për nisjen e punimeve për “Zgjedhoren”. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.



5 Comments

  1. Kjo eshte mese evidente. Kur behen ndryshime te tilla te medhaja , ato e marrin fuqine te pakten mbas dy vitesh .
    Te pakten kjo eshte praktike e evropes . Kurse ne jemi mesuar qe te gjitha gjerat i bejme sot per neser , sidomos sekti mafioz i ridhjerjes . Problemi nuk eshte koha por cilesia dhe ndershmeria e ndertimit te nje ligji sa me te mire qe ti sherbeje te gjitheve dhe jo vetem nje klase te caktuar njerezish . Per te bere gjithe kete duhen njerez te ndershem , ju vetem te ndershem qe nuk jeni prandaj nuk pritet kushedi se çfare . Thjesht do mbarset mali e do pjelle nje mi haleshe .

  2. More a di gje Alibasha apo e ka bere tao tao me koken e tij.
    Sa kollaj e pallojn Alibashen keta te ripjelljes,w therresin bejn sikur e degjoj dhe i rrasin gishtin ,por duhet thene se dhe alibejit dhe gazpordhes po i pelqen gishte se shkojn me shume qejf,por dhe me deshiren se mbase heren tjeter do ndyshojn gishti dhe do i rrasin gishti rezerve.😂😂

  3. Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”.

    Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *