• |
ide | kryesore

Shorti/ Katër vjet më parë luanin me Milanin, tani janë kundërshtarët e Tiranës në Champions

-Instant, F1, Sport



Vetëm fakti që përballë nuk do të ketë peshat e rënda të pesëshes së mundshme për tu shortuar Ferencvarosh, Ludogorets e Maribor e Qarabag e bën të jetë një short fantastic për Tiranën. Në raundin e parë paraeleminator të Champions, të hedhur në Nyon të Zvicrës, bardheblutë kanë peshkuar Dudelanzh të Luksemburgut.

Kampionët e Luksemburgut janë një skuadër që e kujtojnë të gjithë pak sezone më parë kur sfidohej me Milanin në Europa League, por që është e keqja më e vogël për bardheblutë. Gjërat nga atëherë kanë ndryshuar dhe Dudenlange është shumë poshtë në shifra, me një vlerë organike prej 2.32 milionë euro. Dudenlange ka një skuadër relativisht të re, mosha mesatare 25.6 vjec, ku 16 lojtarë janë të huaj. Katër lojtarë të kundërshtarëve të Tiranës luajnë për kombëtaren, ku lojtari që duhet patur parasysh është sulmuesi Sinani, me një vlerë prej 250 mijë euro. Sulmuesi i kombëtares së Luksemburgut është lojtari më i rrezikshëm para portës, me një nuhatje goli e shpejtësi lëvizje.

Kështu, Shehi nga Turqia, ku Tirana ndodhet për fazë përgatitore, mund të buzëqeshë, sepse Dudelanzh është absolutisht skuadra më e mirë e mundshme për tu shortuar. Edhe Ballkani i Ilir Dajës ka gjetur përballë një ekip më të përballueshëm se Bodo/Glimt apo Malmo, teksa ka peshkuar Zalgiris të Lituanisë. Kurse Shkupi ka gjetur përballë Linkoln të Gjibraltarit, ndërsa përballë kishte edhe skuadra si Sherif Tiraspol e Karabak që mund të ishin shumë më të komplikuara.

SHORTI
FC Pjunik-CFR Kluzh
NK Maribor-Shakhtor Soligorsk
Ludogorets-Sutjeska
Dudelanzh-Tirana
Tobol-Ferencvarosh
Malmoe -Fitues raundi paraeliminator
Ballkani-Zalgiris
Helsinki-RFS
Bodo/Glimt-Ki Klaksvik
Nju Seints-Linfilld
Shemrok Rovers-Hibernians
Leç Poznan-Karabak
Shkupi-Linkoln Red Imps
Zrinjski-Sherif Tiraspol
Sllovan Bratislava-Dinamo Batumi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *