• |
ide | kryesore

Video/ Hungaria turpëron Anglinë në shtëpi, Gjermani shpartallon Italinë: Uellsi e pëson nga Hollanda si në Cardiff

-Instant, F1, Sport, Video



Hungaria konfirmon surpriza e madhe e Ligës së Kombeve. Të besuarit e Marco Rossi mposhtin sërish Anglinë, duke e turpëruar me rezultatin e bujshëm 4-0 në transfertë, të shtyrë nga dygolëshi i Sallai dhe golat e Nagy dhe Gazdag në fund për të marrë me 7 pikë, kryesimin e grupit të Italisë. Skuadra e Mancinit shkatërrohet nga Gjermani 5-2, duke bërë një figurë të shëmtuar. Për Ligën A, Holanda mundi Uellsin 3-2 me Depay që dhuroi fitoren në minutën e 93, pasi Bale kishte barazuar në të 92′. Në ndeshjen tjetër, Belgjika mposhti Poloninë 1-0 falë goditjes me kokë të Batshuayi.

LIGA A
Hungaria shkruan përrallën më të bukur të Ligës së Kombeve, duke shënuar një rezultat të pabesueshëm ndaj Anglisë, 4-0 në Wolverhampton, që mjafton për të marrë vendin e parë në grupin e Italisë. Skuadra e Marco Rossi është ndryshe nga ajo e mundur dy herë nga Shqipëria: luajti një ndeshje të kujdesshme në mbrojtje dhe ishte vdekjeprurëse në fazën sulmuese, duke zhbllokuar rezultatin pas një çerek ore me Sallai, që heshti Stadiumin Molineux. Britanikët u përpoqën të reagonin, por Hungaria dyfishoi në minutën e 70-të, po me Sallai. Skuadra e Southgate u përpoq të shkundej dhe iu afrua golit me goditjen me kokë të Kane, që u përplas në traversë. Kaluan pak minuta dhe Nagy shënoi 3-0 e pabesueshme. Gjërat u bënë më të thjeshta dy minuta më vonë për hungarezët kur Stones u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë dhe e errësuar edhe më shumë natën për Anglinë, që u fundos plotësisht në të 89′ me kundërsulmin e Gazdag. Hungaria tani është e para shtatë pikë, anglezët gjithnjë e më të fundit me dy.

Italia u rrëzua 5-2 kundër Gjermanisë në ndeshjen e katërt të Ligës A të Ligës së Kombeve dhe zbriti në vendin e tretë të renditjes në Grupin 3. Një ndeshje me sens unik ajo që u zhvillua në Borussia Park, e vendosur në pjesën e parë nga golat e Kimmich dhe Gündogan, me penallti. Në pjesën e dytë realizuan edhe Müller dhe Werner (dygolësh), përpara golave ngushëllues të shënuar nga Gnonto, i cili bëhet golashënuesi më i ri në histori me fanellën e të kaltërve dhe Bastoni në shtesë të plotë. Gjermania kalon pikërisht kampionët e Europës me 6 pikë në vendin e dytë.

Në grupin tjetër të Ligës A, Holanda përsëriti fitoren e fundit kundër Uellsit duke fituar 3-2 në minutën e 93-të. Oranjet dominuan në fillim dhe morën avantazhin me të djathtën e Lang në minutën e 17-të, ndërsa Gakpos u duk se i vuri vulën fitores pas një rikthimi fatlum në minutën e 23-të. Megjithatë, pas 3 minutash, Uellsi rihapi ndeshjen me Johnson dhe barazoi në minutën e 92-të me Bale, që shëndërroi në gol penalltinë për një 2-2 që duroi vetëm një minutë. Depay fiksoi rezultatin në gol 3-2, duke e mbajtur Holandën në vendin e parë.

Belgjika i ndjek tre pikë larg, pas fitores 1-0 në Poloni falë goditjes me kokë të Batshuayi në minutën e 16-të. Polakët në fakt meritonin një barazim në fund, por nuk shkuan dot përtej shtyllës së Sëiderskit në minutën e 92-të dhe mbeten të tretët me 4, me një diferencë prej tre pikësh ndaj Uellsit.

LIGA B
Shumë spektakël edhe në Ligën B. Në Grupin 3, Bosnje Hercegovina mbeti në krye duke mposhtur Finlandën 3-2: Pjanic me penallti në minutën e 5′ kaloi përpara boshnjakët, skandinavët rikuperuan me Pukki (10′) dhe Kallman (18′), por u shembën nga dygolëshi i Dzekos (29′ dhe 58′). Mali i Zi mbetet në ndjekje, vetëm një pikë prapa, me një fitore 3-0 kundër Rumanisë të firmosur nga tregolëshi i Mugosës. Në Grupin 1, Skocia fluturoi 4-1 përballë Armenisë, duke rikuperuar avantazhin e Bichakhchyan (6′) me dygolëshin e Armstrong (14′ dhe 46′) dhe golat e McGinn (50′) dhe Adams (54′). Megjithatë, vendi i parë mbetet për Ukrainën, e cila me Dovbyk (47′) iu përgjigjet Collins (31′) për barazimin 1-1 me Irlandën.

LIGA C
Turqia është ende pikë të plota në Ligën C, me 2-0 e firmosur ndaj Lituanisë me golat e Ayhan (37′) dhe Calhanoglu (54′ nga penalltia), pavarësisht penalltisë së humbur nga Under në fund. Mbyllet me një 2-2 spektakolar sfida mes Luksemburgut dhe Ishujve Faroe: mikpritësit zhbllokuan me Rodrigues me penallti në minutën e 12′ dhe dyfishuan me Martins Pereira në të 49′, por miqtë barazuan në dy minuta me një dygolësh nga Bjartalid (në 57 dhe 59 ‘).

LIGA D
Në fund, në Ligën D, Moldavia mposhti Andorrën 2-1 me penalltitë e Caimacov (26′) dhe Nicolaescu (50′), të ndërthurura me barazimin momental të Vieiras (49′). Megjithatë, Letonia mbetet në krye të grupit, ende me pikë të plota, pas fitores 2-0 në Lihtenshtajn falë një dygolëshi të Gutkovskis (20 ‘dhe 28’).

UEFA Nations League League A: Group 3
England 0-4 Hungary
Germany 5-2 Italy
UEFA Nations League League A: Group 4
Netherlands 3-2 Wales
Poland 0-1 Belgium
UEFA Nations League League B: Group 1
Armenia 1-4 Scotland
Ukraine 1-1 Republic of Ireland
UEFA Nations League League B: Group 3
Bosnia and Herzegovina 3-2 Finland
Romania 0-3 Montenegro
UEFA Nations League League C: Group 1
Luxembourg 2-2 Faroe Islands
Turkiye 2-0 Lithuania
UEFA Nations League League D: Group 1
Moldova 2-1 Andorra
Liechtenstein 0-2 Latvia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *