• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia spanjolle në kërkim të vajzës që u zhvesh në mes të rrugës

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Policia spanjolle tha se është vënë në kërkim të një vajze që shfaqte gjoksin e zhveshur teksa kërcente në çatinë e hapur të një makine në një autostrade në qytezën turistike të Marbella.

Pamjet e xhiruara nga shoferë të tjerë tregojnë vajzën që prek të pasmet e saj thuajse të zhveshura duke tundur krahët e saj në çatinë e makinës.

Video është prova kryesore e policisë për “krimin” e vajzës. Policia tha se nuk besojnë të kenë shumë probleme për të gjetur personin e shkeljes pasi në pamjet virale shihet mirë numri i targës së makinës. (VIDEO KETU)

Ky nuk është incidenti i vetëm në rezortet me të rinj britanikë në Spanjë që njihen për problemet e sjelljes gjatë pushimeve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *