• |
ide | kryesore

Yuri Kim “peshkohet” si Donald Lu/ Qeveria e përkushtuar kundër korrupsionit (video)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në takimin për antikorrupsionin të organizuar nga qeveria, në pallatin e kongreseve, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka lëshuar një nga ato fjali që mbahen mend gjatë dhe që shënjojnë, në fakt, mandatin e një diplomati. Ajo, duke abstraguar nga pjesmarrja në sallë, ka hamendësuar se kjo qeveri, ndryshe nga më parë, e ka rritur përkushtimin në luftën ndaj korrupsionit. Dhe sikur ky përkufizim, që shumëkënd mund ta bëjë të vendosë duart në kokë, të mos mjaftonte, ajo shtoi: “është i stërmadh”.

Por ky përkushtim i stërmadh bie kryekëput ndesh edhe me raportet e përvitshme të “Transparence International”, që e rendit gjithmonë e më keq Shqipërinë, edhe me konkluzionet e fundit të Departamentit të Shtetit që vë re se “korrupsioni është përhapur në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet”.

Pra deklaratat e znj. Kim në këtë tubim i ngjajnë si dy pika uji atyre të paraardhësit të saj Donald Lu, jo në atë të anti korrupsionit, por në atë të anti drogës, kur tha se Saimir Tahiri kishte bërë një “hap të stërmadh” në luftën ndaj narkotikëve.

Në vitin 2015, kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte denoncuar lidhjet e ish ministrit të Brendshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Dhe që kjo të bëhej e besueshme, përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni Donald Lu sot nuk do t’u besoni veshëve. 

Për t’i dhënë besueshmëri propagandës së qeverisë, që sapo ishte kapur në skandalin e denoncimit të parë për lidhjen e Tahirit me Habilajt, ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga, një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Kjo fjali e shkëputur nga arkivi i 2015, ashtu sikurse duket në videon e Lapsi.al këtu poshtë, u përdor shpesh nga Rama si alibi kundër opozitës, për të thënë se në vend nuk kultivohej kanabis: “A nuk do fliste ambasadori i SHBA, nëse do qe e vertetë”, thoshte atëhere kryeministri. 

E njëjta gjë nuk është çudi të përsëritet edhe me deklaratat e Kim për të thënë se ndryshe nga ç’pretendon kritika, Rama ka përkushtim të stërmadh kundër korrupsionit. Enigma e vetme që mbetet të zbulohet është nëse këta diplomatë gënjejnë me bindje për të zbatuar politikën e mbrojtjes me çdo çmim të këtij regjimi, apo thjeshtë peshkohen, përmes të tillash manifestime butaforike, që organizohen për t’u hedhur hi syve njerëzve. Ka nga ata që thonë se edhe Lu edhe Kim e dinë gjendjen reale, por ata përpiqen të bëjnë më të mirën për të përmirësuar sa të munden gjendjen. Por si nga naiviteti, si nga keqbesimi, rezultati është i njëjtë: po bëhet zakon që shqiptarët po dëgjojnë nga goja e kryediplomatëve amerikanë broçkulla që s’i beson askush, madje as ata të cilëve u shkojnë për shtat.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Gjendjen e Shqiperise dhe korrupsionin galopant e di gjithe perendimi e lindja, por SHBA, ndersa nxjerr raporte negative, me gojen e misionareve tenton te qetesoje shqiptaret per t’i mbajtur nen zgjedhen e qeverise qe ka perzgjedhur vete.

    Kete tashme e kane kuptuar i madh e i vogel, ndaj shifrat e emigrimit te shqiptareve jane gjithnje e me te larta dhe shpopullimi nje problem akut, si te ishim nje vend ne lufte.

  2. Po pse atehere nuk futet brenda Arben Ahmetaj?!!!!!!

    Apo ato ceshtje qe nuk zgjidhen me lek zgjidhen me SHUME LEK

      1. Ne se Kimi do t’ishte e sakte,pra te thoshte te verteten, si do t’a justifikonte punen e saj?

  3. Kjo la koqen e namit . Tani , ose eshte idiote ose eshte e paguar me leket e krimit , rruge te mesme nuk ka .

  4. ca dosje te ka xhaxha sorra moj qyqe?

    noi video me noi strap-on, duke shkep noi goce te vogel

    se ne frat-houses dhe entry-level freemasonry,
    nuk hyn dot pa video kompromentuese, se vetem ashtu te kontrollojne

  5. Une ni pune se kom te qarte.! Shqiperia 100vjet shtet, i pranuar nw okb, qka dreqin perzihet kjo kimetja ne gjdo vendim te qeverise, e kuptushme per Kosoven, por ama Shqiperia ka kalu kete faze, mendoj se nuk egziston ni shtet i pa varur ne bote e qe ambasadat e huja te ken ndikim kaq te madh ne vendimmarrje, per mu e pa kuptushme…!!!

  6. Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”.

    Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.Maloket e shpellkaret e salihut vazhdojne tallavane e orgjise mashkollore me foton e Kim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *