• |
ide | kryesore

Yuri Kim takon presidentin e ri Bajram Begaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ajo e ka uruar presidentin për detyrën e re, ndërsa është shprehur se pret me padurim për të filluar bashkëpunimin me të.

Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Postimi i ambasadës:

🇦🇱 | Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.



4 Comments

  1. Ngushellime familjes. I keqi i vehtes dhe i miri i dunjase. Eshte rritur jetim, se ka marr njeri ne kujdestari por e lane rrugeve. Kreu vepra penale qe 16 vjec. Keqardhje qe u largua i ri nga kjo jete, Aleksander Sadikaj. Keto mesuam nga media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *