• |
ide | kryesore

BE drejt pavarësinë nga gazi rus? Arrin marrëveshje me Egjiptin dhe Izraelin

-Instant, Arkiva, Planet
BE



Në përpjekje për të arritur pavarësisë nga gazi rus, Bashkimi Europian ka arritur sot një marrëveshje të përkohshme me Egjiptin dhe Izraelin për eksportin e gazit natyral.

Marrëveshja do të sillte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të kthehet në gjendje të lëngshme dhe më tej të transportohet për në tregjet evropiane.

Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Janë dy rrugët të cilat janë duke u shqyrtuar për të sjellë gazin në Evropë, rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.

Momentalisht, furnizon BE-në me 40% të gazit natyror që importohet.

Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën.

Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.

“Ky është një hap i madh përpara në furnizimin me energji në Evropë, por edhe që Egjipti të bëhet një qendër rajonale e energjisë”, është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.



2 Comments

  1. Po Izraeli a ka pushtuar Palestinën? Ç’ ndryshim ka nga Rusia që ka pushtuar Ukrainën? Europa shkon deri në Izrael për gaz me pretendimin se Rusia ka pushtuar Ukrainën.Edhe Izraeli ka pushtuar Palestinën.Çfarë politike ekonomike është kjo?! Të dyja janë vende agresore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *