• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, Rama e Abazoviç takohen me Zelenskyn në Kiev (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, sëbashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, zhvilluan sot një vizitë në Ukrainë ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ky i fundit, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një video nga takimi me Ramën.

Zelensky shkruan se vizitat e partnerëve ndërkombëtarë janë të rëndësishme për të shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.

“Partnerë ndërkombëtarë vijojnë që të vizitojnë Ukrainën. Është një mbështetje shumë e rëndësishme për popullin tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç” – shkruan Zelensky.

Më herët ditën e sotme, kryeministri Rama dhe Abazovicc vizituan disa zona lufte në Ukrainë. Ata kanë vizituar një ambient që mban kujtimet e fundit nga ushtarë dhe fëmijë të mitur ukrainas që humbën jetën nga bombardimet ruse.

Aty shihen lodrat e fundit me të cilat kanë luajtur ata fëmijë, si dhe veshjet dhe këpucët që kanë mbajtur ushtarët ukrainas që u vranë në luftën e egër të nisur nga Moska.



25 Comments

  1. Keto figura kaq te dashura shqiptare shprehin dukshem mbeshtjetjen per ukrainen bravooo keni mbajtur qendrimin e duhur

    1. Nje vizite per tu vleresuar nga ju zoti rama sepse kane shume nevoj per ju ne te tille situat te veshtire qe jane

      1. Vertete qekane nevoje.
        Dy kryeminstra, te dy superfuqive patjeter qe do ti japin fund luftes duke dermuar agresorin rus.
        Me qe eshte aty, le te shohe sa ka shkuar litri i naftes dhe vajit te lulediellit prej luftes.

    2. Po O Eva BROWN po se jeni bere me keq se hitlerianet per propagande..Po shihja ate videon tjter kur po vizitonte nje zone te shkaterruar, po si nuk folen asnje fjale more. Do kene thene ata ukrainasit qe i shpjegonin cdo gje, po keta erdhen per te bere foto apo ca me rrine si memeca. Mbase e ka pas nga frika legeni

  2. Kjo u tregon njeher e mir botes qe ne jemi tamam europian si ne mentalitet po ashtu dhe ne veprime gjithmone ne mbeshtetje te ukraines

  3. Nje takim shume mbeshtetes per ukrainen. Tregoni qe jemi nje vend pro paqes dhe pro te drejtes. Urojme qe gjithe kjo situate te perfundoje sa me shpejt

  4. Iniciative shume e mire ishte vizita juaj ne kiev me zelenskyn heroin e ukraines i cili pavarsisht agresionit rus presionit dhe kercenimeve te tij nuk u dotezua dhe qendroi ne krye te shtetit

  5. Gjithmone Shqiperia ne mbeshtetje te vendeve qe kane nevoje me sa mundemi. Perfaqesimi i denje kudo shkoni per vizite.

  6. Tre kelyshet e sorres plake ne nje foto te sponsorizuar po nga sorra plake e perfaqsuar nga pederasti i vockel Alex.

  7. Shpresoj qe kjo lufte te mbaroje sa me shpejt dhe cdo ukrainas qe eshte strehuar ne vendin tone Edi Rama i ka ndihmuar

  8. Kur sheh qe zhvillohen te tilla takime ne kohe te veshtira eshte nje ndjenje teper mbeshtetjeje sepse ata po kalojne nje kohe teper me rrezik

  9. Ne te tilla momente jane teper te rendesishme mbeshtetjet nga te gjithe vendet. Z.rama me guximin e tij shkoi ne Ukraine per tu dhene dhe nje mbeshtetje fizike

  10. Mbeshtetja morale e te gjitheve neve eshte e rendesishem ne kte rast dhe rama ka ber perfaqesimin me dinjitoz te vendit tone. Shpresoj qe cdo gje te mbaroj sa me pare. Ti themi jo luftes dhe cdolloj akti te ngjashem

  11. Zelensky eshte me te vertet burr me vlera qe qendroi i fort para kesaj veshtiresie. Pervecse mbeshtetjen e kryeministrit ton ai ka dhe mbeshtetjen tone. Bravo zRama qe kryeni takime te tilla ne kete kohe te vwshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *