• |
ide | kryesore

FOTO/ Kokaina në Durrës me filma vizatimorë e fshehur në mish pule

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga aksioni anti-drogë i zhvilluar në portin e këtij qyteti mbrëmjen e së mërkurës. Burimet zyrtare thanë se janë zbuluar dhe sekuestruar 45.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Sipas bluve të Durrësit, pas informacioneve që dispononte Policia Kriminale, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut ndaj dhe operacioni është koduar me emrin “Tranziti”.

Droga ishte ndarë në 40 pako të ambalazhuara me foto filmash vizatimorë dhe të fshehura në mishin e pulës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijon veprimet për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, por ende nuk flitet për të arrestuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *